Gjyqi për 613kg kokainë, Arbër Çekaj: Prokuroria dekonspiroi operacionin për të mos mbërritur te porositësit e vërtetë
Gazetari i Euronews, Xhevahir Zhabina dha detaje nga seanca e mbajtur sot për Arbër Çekajn, i cili akuzohet se ishte porositësi i 613 kilogramëve kokainë që u kapën në Maminas dy vite më parë.
Në seancën që nisi në orën 9 të mëngjesit dhe zgjati mbi tre orë, përveç avokatit të Çekajt, Maks Haxhia, ka mbajtur fjalën edhe vetë i pandehuri, i cili ka folur për rreth 32 minuta duke mohuar akuzat e ngritura nga prokuroria se ai është porositësi për trafikimin e mundshëm të drogës.
“Sipas Çekajt prokuroria përdori standarde të dyfishta për një operacion të dekonspiruar i cili synonte të mos mbërrinte te porositësit e vërtetë të drogës. Prokuroria duhej ta linte që kontejneri të dilte nga magazinat,” – tha Zhabina.
Sipas tij kontejneri që solli bananet në portin e Durrësit nuk ka lidhje me kompaninë ArbiGarden që ai zotëron, pasi është i një kompanie kolumbiane e cila merr përsipër edhe transportin për porositë që bëhen për fruta ekzkotike. Ai këmbënguli se thjesht ka bërë porositë për bananet dhe nuk mban përgjegjësi për ngarkesën e drogës që u gjet në trupin e kontejnerit.
Çekaj u arresuta në Dusseldorf të Gjermanisë në mars të vitit 2019. Ai u ekstradua në Shqipëri rreth një vit e gjysmë pasi policia kishte kapur në një kamion të kompanisë së tij ngarkesën e kokainës. Për të prokuroria ka kërkuar dënimin me 21 vite burg.
Bashkë me Çekajn akuzohen edhe dy persona të tjerë, Armand Pezaku dhe Donaldo Lushaj të cilët drejtuan kamionin me ngarkesën nga porti i Durrësit në Maminas.
Lexoni gjithashtu:
Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Bayer Leverkusen shkarkon Hjulmandin, e zëvëndëson Martinez Novell
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael: Negociatat janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta