SPAK lëshon 11 urdhër-arreste për inceneratorët | 5 zhvillimet kryesore

16 Nëntor 2022 | 20:20
  • SPAK lëshon 11 urdhër-arreste për inceneratorët, 5 në pranga

Me urdhër të SPAK janë arrestuar 5 persona për inceneratorët, ndërkohë që në total janë lëshuar 11 urdhër-arreste. 5 prej personave në kërkim aktualisht ndodhen jashtë vendit.

Operacioni është duke u kryer nga Byroja Kombëtare e Hetimit dhe Operacionalja.

Personat që janë gjetur në shkelje akuzohen për veprime fiktive, shmangie të TVSH-së dhe shpërdorim detyre për 2 inceneratorët, të Fierit dhe Elbasanit.

Lexoni më shumë: SPAK lëshon 11 urdhër-arreste për inceneratorët, 5 në pranga

  • SKEMA e abuzimeve për inceneratorin e Fierit, roli i Alqi Bllakos

11 urdhër-arreste janë lëshuar nga SPAK pas hetimeve për inceneratorin e Fierit.

SPAK sqaron se janë miratuar 11 masa sigurimi personale, nga të cilat 10 masa sigurie “arrest në burg” dhe një masë sigurie “arrest në shtëpi”.

Mësohet se nga hetimet ka rezultuar se Autoriteti Kontraktor (Ministria e Mjedisit në fillim dhe më pas Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë) deri në datën 30.06.2022, ka bërë pagesa në drejtim të kompanisë “Integrated Technology Waste Treatment Fier” sh.p.k, në shumën 4, 202, 967, 084 lekë.

Lexoni më shumë: SKEMA e abuzimeve për inceneratorin e Fierit, roli i Alqi Bllakos

Alqi Bllako, ish-deputet i PS
  • 55-vjeçari përdhunon 11-vjeçaren në Tiranë, e mitura ishte vetëm në shtëpi

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e djeshme në Tiranë, ku 55-vjeçari i identifikuar si Astrit Terolli ka përdhunuar 11-vjeçaren.

Burime për Euronews bëjnë me dije se Terolli ka qenë shok me babanë e vajzës së mitur.  të dy nga Saranda.

55-vjeçari ka shkuar për vizitë te shtëpia e shoku ku ka gjetur vetëm 11-vjeçaren ku dhe e ka përdhunuar.

Lexoni më shumë: 55-vjeçari përdhunon 11-vjeçaren në Tiranë, e mitura ishte vetëm në shtëpi

Foto Ilustruese
  • Të rrezikuar nga katastrofat, drejt ekonomisë së gjelbërt, investime në transport

E ardhmja duhet të jetë e gjelbër për të ulur rrezikun e katastrofave, por edhe për te luftuar rritjen e temperaturave. Ky është mesazhi i përsëritur, i një politike që duhet reduktojë emetimet e karbonit dhe efektin serë që shkakton njeriu në planet.

‘Shqipëria vlerësohet vend me rrezik të lartë përsa i përket katastrofave, rregullatorët dhe mbikëqyrësit kanë rol thelbësor lidhur me krimin e kushteve që nxisin investime të gjelbërta.”

Në vendin tonë, politikat dhe reformat që do të ndërmerren në vitet në vazhdim shkojnë te kufizimi i makinave me lëndë djegëse, energjia e rinovueshme dhe edukimi në shkolla për këto reforma.

Lexoni më shumë: Të rrezikuar nga katastrofat, drejt ekonomisë së gjelbërt, investime në transport

Delina Ibrahimaj
  • Çfarë është Neni 5 – dhe si mund të na shtyjë drejt Luftës së 3-të Botërore?

Çfarë janë nenet 4 dhe 5 – çfarë do të thotë nëse ato zbatohen?

Ndërsa liderët botërorë përpiqen të zbulojnë detajet rreth sulmit raketor të mbrëmshëm ndaj Polonisë anëtare të NATO-s, ka pasiguri të mëtejshme nëse aleanca perëndimore do të nxisë implementimin e neneve 4 dhe 5 të NATO-s.

Raketa, për të cilën autoritetet polake besojnë se është e prodhuar nga Rusia, vrau dy persona në një fabrikë gruri në Przewodow, një fshat në Poloni që ndodhet rreth 6 km nga kufiri ukrainas.

Lexoni më shumë: Çfarë është Neni 5 – dhe si mund të na shtyjë drejt Luftës së 3-të Botërore?

Foto ilustruese e ushtarëve polak me flamurin e NATO-s via REUTERS

 

 

 

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, mbërriti për mjekim të specializuar në Spitalin të Traumës ku...
10:55 | 04/06/2026

Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:45 | 04/06/2026

LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:27 | 04/06/2026