SPAK lëshon 11 urdhër-arreste për inceneratorët, 5 në pranga

16 Nëntor 2022 | 11:06

Me urdhër të SPAK janë arrestuar 5 persona për inceneratorët, ndërkohë që në total janë lëshuar 11 urdhër-arreste. 5 prej personave në kërkim aktualisht ndodhen jashtë vendit.

Operacioni është duke u kryer nga Byroja Kombëtare e Hetimit dhe Operacionalja.

Personat që janë gjetur në shkelje akuzohen për veprime fiktive, shmangie të TVSH-së dhe shpërdorim detyre për 2 inceneratorët, të Fierit dhe Elbasanit.

Mes personave që janë arrestuar është edhe biznesmeni me iniciale A.D, i cili ka përfituar në menyrë të parregullt përmes një firme konsulence.

Nuk përjashtohet mundësia që të jenë përfshirë zyrtarë, për të cilët mund të jenë lëshuar urdhër-arreste.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Vranisht-Vlorë. Sipas raportimeve të policisë, drejtuesi i automjetit, A. Ll.,...
07:19 | 15/07/2026

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026