SKEMA e abuzimeve për inceneratorin e Fierit, roli i Alqi Bllakos
11 urdhër-arreste janë lëshuar nga SPAK pas hetimeve për inceneratorin e Fierit.
SPAK sqaron se janë miratuar 11 masa sigurimi personale, nga të cilat 10 masa sigurie “arrest në burg” dhe një masë sigurie “arrest në shtëpi”.
Mësohet se nga hetimet ka rezultuar se Autoriteti Kontraktor (Ministria e Mjedisit në fillim dhe më pas Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë) deri në datën 30.06.2022, ka bërë pagesa në drejtim të kompanisë “Integrated Technology Waste Treatment Fier” sh.p.k, në shumën 4, 202, 967, 084 lekë.
Në njoftim sqarohet se Klodian Zoto, aksioner kryesor i shoqërisë koncesionare “Integrated Technology Waste Treatment Fier” në bashkëpunim me Arenc Myrtezani, administrator i kësaj shoqërie kanë falsifikuar dokumente se kanë investuar me vlerën 4,000,000 (katërmilion) euro, për shërbime që nuk janë kryer.
Shuma e parave është paguar nga Autoriteti Kontraktor dhe e përfituar në sajë të mashtrimit nga shoqëria koncesionare “Integrated Technology Waste Treatment Fier” sh.p.k.
Nga hetimet e SPAK, rezulton se zyrtari i FSHF-së Arben Dervishaj udhëtoi dhe pa ndjeshje në Itali me financine nga Klodian Zoto.
Ndërsa për përfshirjen e Alqi Bllakos, nga hetimet rezulton se ka favorizuar kompaninë e Klodian Zotos për përfitimin e vlerës 14,964,900 lekë.
Kjo shumë parash është siguruar në trajtën e pagës së dhënë babait të tij, Edmond Bllako, duke e paraqitur si i punësuar drejtor kantieri.
“Kjo vlerë përfitimi është siguruar në trajtën e pagës së dhënë babait të tij, Edmond Bllako, duke e paraqitur si i punësuar “Drejtor Kantieri” tek shoqëria koncesionare e ndërtimit të Inceneratorit të Tiranës “Integrated Energy BV SPV” sh.p.k, në pagën mujore 6000 (gjashtë mijë) euro, pagesa të realizuar për periudhën tetor 2018 deri në janar 2020. Rezulton se administratorët e shoqërisë koncesionare “Integrated Energy BV SPV” (ku edhe këtu shtetasi Alqi Bllako ka patur rolin e tij në funksionin e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit) nëpërmjet veprimeve të kundraligjshme të tyre, e kanë pasqyruar si të punësuar shtetasin Edmond Bllako, duke bërë pagesa fiktive për shtetasin Edmond Bllako, ndërkohë që rezulton e provuar se këto pagesa janë përfitime të parregullta nga shtetasi Alqi Bllako”, thuhet nga SPAK.
Sipas strukturës së Posaçme dy kompanitë “Integrated Technology Waste Treatment Fier” dhe “Integrated Technology Waste Treatment Fier” kanë përdorur një skemë fiktive të kryerjes së pagesave.
SPAK sqaron se Klodian Zoto, Arenc Myrtezani, Regan Merdani, Gentian Zifla, Enver Sheshi, Robert Shabani, kanë organizuar dhe vënë në funksionim skema mashtruese në lidhje me tatimin mbi vlerën e shtuar.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë