Kryemadhi për inceneratorët: Klodian Zoto ka paguar 2 mld lekë për 19 kompani
Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka publikuar fakte të reja, të cilat sipas saj, faktojnë aferën korruptive për inceneratorët.
Në një deklaratë për mediat, Kryemadhi u shpreh se Klodian Zoto ka paguar rreth dy miliardë lekë për 19 kompani, midis të cilave Lumi-06, Elvis 03 Group dhe Elvis Co.
Sipas saj, vlera e grabitur shkon në rreth 19 milionë dollarë dhe shtoi se këto pagesa, Zoto i ka bërë gjatë viteve 2018-2021.
“Klodian Zoto ka paguar rreth 2 miliardë lekë për 19 kompani. Ajo që të bën përshtypje janë Lumi-06, Elvis 03 Group dhe Elvis Co. Vlera e grabitur shkon rreth 19 milionë dollarë. Këto pagesa Klodian Zoto i ka bërë në vitin 2018-2019-2020-2021. Ndërkohë që dje kryeministri thoshte që janë paditur nga Drejtoria e Tatimeve. Kur janë paditur si i kanë lejuar të paguhen dhe të marrin paratë?
Rama ka bërë presion ndaj prokurorisë për të mos vazhduar hetimet për inceneratorin e Tiranës. Elbasani dhe Fieri u sekuestruan kur u mbyllën të gjitha pagesat. Të njëjtat kompani që kanë kryer skemën tek inceneratori i Elbasanit dhe Fierit, janë dhe tek Inceneratori i Tiranës”, theksoi ajo.
LEXONI GJITHASHTU
Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë
“Si i komentoni protestat në Shqipëri?”, përgjigjet komisionerja Marta Kos
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë