‘Na hiqni akuzën ose do flasim’, Berisha: Rama po kërcënohet për inceneratorët
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se kryeministri Edi Rama po kërcënohet në lidhje me aferën e inceneratorëve.
Gjatë fjalës së tij në mbledhjen me kryetarët e degëve, Berisha u shpreh se kreu i qeverisë ka marrë kërcënime nga Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, kompanitë e të cilëve kanë marrë para nga shteti për inceneratorët.
Sipas Berishës, ata i kanë kërkuar Ramës që të hiqet akuza ndaj tyre, përndryshe do të flasin.
“Vetëm vjedhjen që ka bërë me inceneratorët, ky duhet të bënte 30 vite burg, absolutisht. Përkundrazi, e nxorri Bllakon. Tani, kërcënohet nga këta, Zoto dhe Mërtiri. Këta ishin thjesht shërbëtorët e tyre, mbanin paratë e tyre te inceneratorët. Tani, ata kërcënojnë, ose na hiqni akuzën, ose do flasim dhe rrinë të lirë në ndjekje.
Kur ndodhin të gjitha këto, duhet të flasë sovrani, duhet të flasë protesta, duhet ta përgatitim, duhet të kemi forma të shumëllojshme, por të jeni të sigurt se do të dalim në krye. Kjo është një protestë për të shpëtuar Shqipërinë”, theksoi kryedemokrati.
LEXONI GJITHASHTU
Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë
“Si i komentoni protestat në Shqipëri?”, përgjigjet komisionerja Marta Kos
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë