SPAK përfundon hetimet për inceneratorin e Elbasanit

10 Nëntor 2022 | 11:46

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet për inceneratorin e Elbasanit.

Prokurori i çështjes ka njoftuar këtë të enjte avokatët e ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka dhe Klodian Zotos, për përfundimin e hetimeve.

Ndërkohë avokatët e mbrojtjes kanë 10 ditë kohë të bëjnë pretendimet e tyre në lidhje me këto përfundime që më pas dosja të paraqitet në GJKKO dhe kjo e fundit të vendosë kalimin për gjykim apo jo në seancë paraprake.

Zoto kishte përfaqësues ligjor Ardian Leka i cili u njoh këtë të enjte me përfundimin e hetimeve. Inceneratori i Elbasanit është i pari ndaj të cilit përfundojnë hetimet nga SPAK.

Lidhur me inceneratorin e Fierit, bëhet me dije se edhe për këtë dosje hetimet janë drejt përfundimit.

Për inceneratorin e Elbasanit ndodhet në burg ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, ndërkohë që ka masa sigurie edhe për Pëllumb Abeshin, ish-kryetar i Komisionit për dhënien e inceneratoritm ish drejtor i politikave në Ministrinë e Mjedisit; Bardhyl Çabiri ish-anëtari i Komisionit nga Bashkia e Elbasanit, Etleva Kondi, ish-anëtare e Komisionit për dhënien e koncesionit, akuzohet “Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim. Jonida Zeqo, ish-anëtare e Komisionit për dhënien e koncesionit, akuzohet “Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim. Serafin Papa, ish-anëtar i Komisionit për dhënien e koncesionit. Në kërkim për këtë ështje janë Klodjan Zoto dhe Stela Gugallja.

Hetimet për inceneratorin e Elbasanit janë të parat që përfundojnë nga SPAK.

Pasuritë e sekuestruara për Inceneratorin e Elbasanit

14 apartamente me sipërfaqe banimi në total prej 1356 m²;

3 njësi tregtare me sipërfaqe shfrytëzimi në total prej 297 m²;

1 pasuri të paluajtshme të llojit truall me sipërfaqe 147 m² dhe ndërtesë 126 m²;

8 shoqëri tregtare dhe të gjitha asetet në pronësi të shoqërive tregtare.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026