Nga kampingjet te dhomat e anijeve turistike, akomodimi i tifozëve në “Katar 2022”
Kur mungojnë vetëm pak ditë nga nisja, fansat kanë filluar të mbërrijnë në Katar, me vendin që po bëhet gati të presë Kupën e Botës, që për herë të parë në histori luhet në Lindjen e Mesme.
Mbi 1 milionë tifozë pritet të mbërrijnë në vend gjatë turneut. Atyre u janë dhënë alternativa mes apartamenteve, hoteleve, kampingjeve në shkretëtirë, vilave, fshatrave të vegjël dhe madje kabinave në anije turistike.
E para e tre anijeve turistike që do të përdoret për akomodimin e fansave gjatë Kupës së Botës mbërriti në Doha pak ditë më parë.
Autoritetet në Katar vlerësojnë se do të kenë 130 mijë dhoma në ditë për turneun.
Sa i takon akomodimit, ai është bërë objekt debatesh që kur Katarit iu dha mundësia për të mbajtur Kupën e Botës në 2010-n, por presidenti i FIFA-s thotë se ky do të jetë Botërori më i mirë në histori.
Nuk e dimë nëse kjo do të jetë e vërtetë, por e sigurt është se sytë e të gjithë botës do të drejtohen nga Katari në ditët e ardhshme dhe gjatë muajve që do të vijnë”.
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë