Fluksi te Spitali i Traumës, nga marsi deri sot janë kryer 520 operacione
Operacionet urgjente do të vijojnë të zhvillohen në Spitalin Universitar të Traumës, spital i cili gjatë pandemisë përballoi urgjencat kirurgjikale të spitalit universitar “Nënë Tereza” dhe “Shefqet Ndroqi.”
“Spitali i Traumës do vijojë të mbulojë të gjithë urgjencat kirurgjikale, ndërkohë që në planin e vjeshtë-dimrit ne kemi kapacitete që tashmë i kemi të deklaruara, 500 shtretër të dedikuara covid në 4 spitale”, shtoi ministrja.
Spitali Universitar i Traumës, nga marsi e deri më sot ka pasur mbi 29 mijë urgjenca kirurgjikale. Në 1 muaj janë kryer rreth 520 operacione, ndërsa në ditë, aktualisht ka 30 raste të urgjencës përfshirë edhe traumën.
Për periudhën vjeshtë-dimër, ministrja e Shëndetësisë bëri me dije se po merren masa për të shtuar kapacitetet spitalore.
“Në strategjinë tonë të vjeshtë-dimrit dhe në planin tonë aktual, ne jemi të përgatitur që të dyfishojmë kapacitetet e shtretërve për të përballuar jo vetëm Covid-19, por dhe për rastet që do të jenë me grip, pasi mund të ketë një mbivendosje dhe do të ketë edhe më shumë flukse në spitalet tona”, u shpreh ajo.
Manastirliu tha gjithashtu se në dy spitalet Covid-19 janë punësuar 150 profesionistë të shëndetit, të cilët po punojnë dhe janë duke u përgatitur për nevojën e strukturave të Covid 3 dhe Covid 4.
Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Bayer Leverkusen shkarkon Hjulmandin, e zëvëndëson Martinez Novell
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael: Negociatat janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta