Koreja Veriore lëshon raketë pasi paralajmëroi përgjigje të ashpër ndaj SHBA-së
Koreja e Veriut lëshoi një raketë balistike me rreze të shkurtër të enjten, tha ushtria e Koresë së Jugut.
Koreja e Veriut paralajmëroi për një përgjigje ushtarake “më të ashpër” ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe aleatëve të saj.
Kjo vjen pasi Uashingtoni ka kërkuar të forcojë bashkëpunimin rajonal të sigurisë dhe të shtojë stërvitjet e përbashkëta ushtarake me Korenë e Jugut në përgjigje të provokimeve në rritje nga Veriu i armatosur me armë bërthamore, i cili i sheh të gjitha këto lëvizje si dëshmi të agresionit të SHBA-së.
Presidenti i SHBA-së, Joe Biden diskutoi testet e fundit të raketave të Koresë së Veriut me homologun kinez Xi Jinping në fillim të kësaj jave dhe foli gjithashtu me liderët nga Tokio dhe Seuli, teksa frika rritet se Koreja e Veriut së shpejti do të kryejë testin e saj të shtatë bërthamor.
Lëvizjet e Uashingtonit për të organizuar stërvitje të përbashkëta me aleatët e sigurisë rajonale janë “akte marrëzie”, tha të enjten ministri i punëve të jashtme të Koresë së Veriut, Choe Son Hui, në një deklaratë të transmetuar nga agjencia shtetërore e lajmeve KCNA.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut