Vdiq nga mbidoza, del ekspertiza mjeko-ligjore për Lear Kurtin
Është zbardhur ekspertiza mjeko-ligjore për vdekjen e Lear Kurtit në ambientet e Komisariatit nr.3, ku i riu ishte shoqëruar nga policia.
Sipas Prokurorisë së Tiranës, shkak i vdekjes është diagnoza Anatomo-Patologjike, e shkaktuar nga mbidozimi (helmim) akut me lëndë narkotike e llojit kokainë.
“Shkaku i vdekjes se shtetasit Lear Kurti ka qenë helmimi (mbidozim) akut me lëndë narkotike të llojit kokainë, i komplikuar me shok toksik, me mekanizimin e ishemisë akute të miokardit që ka sjellë për pasojë asistolinë kardiake (Ndalim i menjëhershëm i zemrës)”, thuhet në njoftimin e prokurorsë duke cituar ekspertizën mjeko-ligjore.
Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për vdekjen e 32-vjeçarit Lear Kurti, duke regjistruar procedim penal për veprën penale “kryerje e veprimeve arbitare” dhe “mosdhënie ndihme”.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta