Përurimi i Huawei në Beograd, Brnabić: Nuk dëmton marrëveshjen me Uashingtonin

15 Shtator 2020 | 17:08

Huawei ka inauguruar Qendrën e Inovacioneve dhe Zhvillimeve në Beograd, në prezencën e kryeministres Ana Brnabić dhe ambasadorit kinez në vend, vetëm një javë pasi Serbia nënshkroi një marrëveshje në Uashington, që duket se kundërshton përfshirjen e Kinës në zhvillimin e rrjetit 5G në Serbi.

Sipas Brnabić, qendra do të ndihmojë në procesin e digjitalizimit në Serbi dhe se pavarësisht marrëveshjes së Uashingtonit, vendi po punon me Huawei edhe për të tjera teknologji që janë parakusht për vendosjen e 5G.

Për kryeministren serbe, ky bashkëpunim me kompaninë kineze nuk shkel marrëveshjen e nënshkruar në Uashington.

Marrëveshja e nënshkruar nga presidenti Aleksandar Vuçiç dhe më vete nga kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti në Shtëpinë e Bardhë, angazhon Serbinë dhe Kosovën që të mos përdorin pajisje të siguruara nga “shitës jo të besuar” në rrjetet e tyre të telekomunikimit.

Megjithatë, Huawei ka një prezencë disa-vjeçare në Serbi, të cilën e ka zgjeruar përmes pjesëmarrjes në projekte të mëdha gjatë viteve të fundit.

Kompania ka një kontratë prej 150 milionë eurosh me kompaninë shtetërore Telekom Srbija për prokurimin e pajisjeve, shërbimeve dhe punimeve për modernizimin e rrjetit kabllor.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Rrezik përçarje nëse duan të ulen të gjithë te vendi i shoferit” Kikia heq paralele me protestën

Mentor Kikia, gazetar, ka folur këtë të martë në “Now” në Euronews Albania me Erla Mëhillin. Kikia ka thënë se e gjithë çështja është që...
22:27 | 02/06/2026

“Propozova të shpallej zonë e mbrojtur”,Bino: Nuk jemi kundër investimeve, teli me gjemba na kujtoi kampet

Eksperti i mjedisit, Taulant Bino, ka folur këtë të hënë në emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania lidhur me çështjen e Zvërnecit. Bino...
22:18 | 01/06/2026

“Kam bërë gabime” Çipa: Berisha e tha hapur, lideri mban peshën e dështimeve

Gazetari Aleksandër Çipa ka folur mbrëmjen e së shtunës në “Review”, me moderatoren Greta Topjana në Euronews Albania, mbi zhvillimet në Partinë Demokratike në kuadër...
21:32 | 30/05/2026