Dhunohet nga serbët operatori shqiptar në Mitrovicë, dërgohet në spital
Të enjte në veri të Kosovës është dhunuar nga disa serbë kameramani i medias Insajder, Jemir Muji.
Rasti i dhunës është bërë publik nga Parim Olluri drejtuesi i “Insajder” në një postim në rrjetet sociale, ku sqaron se Muji ndodhet në spital ku po merr mjekim.
“Ekipi i Gazetes Insajderi ka qenë sot duke e realizuar një emision për gjendjen në pjesën veriore të Kosovës. Një i ri shqiptar është rrahur brutalisht nga një grup serbesh. Në momentin kur autoambulanca po e merrte të riun Granit Xhafa, të rrahur nga persona të panjohur, janë shfaqur disa serbë që i ka penguar xhirimi i këtij akti. Kanë sulmuar me grushte kameramanin e Insajderit, Jetmir Mujin. Jetmiri është dërguar në emergjencë dhe gjendja e tij është stabile. Policia e Kosovës është duke e hetuar rastin. Policisë i është ofruar edhe fotografia e sulmuesit kryesor dhe të tjerëve qe ishin duke e shoqëruar”, shprehet ai.
Olluri thekson se janë pritje që autoritetet të bëjnë punë dhe agresorët të arrestohen.
Situata në veri të Kosovës mbetet e tenisuar për shkak të vendimit të qeverisë së Kosovës për targat.
LEXONI GJITHASHTU:
- Mali i Zi ekstradon në SHBA dy të kërkuar nga FBI
- Pse kanë ngecur hetimet për inceneratorin e Tiranës? Përgjigjet gazetari Ferhati
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta