Pse kanë ngecur hetimet për inceneratorin e Tiranës? Përgjigjet gazetari Ferhati
Gazetari i Euronews Albania, Eni Ferhati deklaroi se hetimet ne inceneratorin e Tiranës kanë ngecur, ndryshe nga Elbasani dhe Fieri.
Ai tha se nuk janë në dijeni për personat e marrë në pyetje, por vetëm për disa veprime administrative.
“Nuk dimë nëse procedimi penal është regjistruar mbi bazën e veprës penale apo ka dhe emra apo persona të dyshuar të cilët mund të jenë të përfshirë, qoftë zyrtarë publik,” – u shpreh Ferhati.
Sipas tij personat e përfshirë në skemën e inceneratorëve që janë nën petkun e politikës mund të jenë shumë, duke marrë këtu në konsideratë që një ish-ministër dhe një ish-deputet janë në qeli.
“Për mazhorancën do të ishte një goditje e madhe në rast se personazhet e implikuar në këtë çështje do të ishin shumë në numër. Është mëse e kuptueshme që Prokuroria e Posaçme duke qenë se është një institucion i ri nuk e shikon të udhës të marrë në duar drejtimin e vendit duke goditur qeverinë,” – tha Ferhati.
Sipas tij SPAK duhet të reagojë dhe të bëjë punën e vet si institucion pa u ndikuar nga politika.
LEXONI GJITHASHTU:
“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C
Rama, Macron dhe Meloni nuk folën për mediat, gazetari i Euronews Albania zbërthen prapaskenat në samitin e NATO-s
Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë