Fundo nxjerr dokumentin dhe përmend emrat: Si nisi vjedhja në inceneratorin e Fierit
Gazetari Elvi Fundo, në emisionin ‘Now’ në Euronews Albania, ka publikuar dokumente në lidhje me aferën e inceneratorit të Fierit.
Fundo me dokumente dhe emra tregoi se si nisi vjedhja në inceneratorin ndërsa shtoi se SPAK nuk ka marrë nën hetim disa kompani të përfshira në këtë çështje.
Po ashtu ai tregoi lidhjen e Stela Gugalljas, Mirel Mërtiri dhe Klodian Zotos me incenereatorin e Elbasanit dhe atë të Fierit.
“Këta inceneratorët janë dhuratë e LSI-së në bashkëqeverisje me Edi Ramën dhe më pas pasi Koka nuk shkoi te LSI u largua. Ato që janë arrestuar sot për inceneratorin e Fierit janë administratorë të kompanive, punonjës, pronarë firmash etj. Fieri fillon me këtë dokument, krijimin e kompanisë “Integrity Energy Systems” e cila ka Klodian Zoton dhe Ernest Kraneli, ky i fundit me 30% të aksioneve.
Ernesto Kraneli është një italian i cili ka një tjetër një kompani ku ka 60% të aksioneve ndërsa 40% i ka Stela Gugallja dhe administratori i kompanisë është Mirel Mërtiri.
Këto dy dokumente na lidhin Fierin me Elbasanin. Kompania që ka marrë koncensionin e Fierit pra Klodian Zoto, tek ekstrakti i tij figuron me adresë sekondare aty ku po ndërtohet inceneratori i Elbasanit.
Pra Fieri, Elbasani, Mirel Mërtiri, Stela Gugallja dhe Klodian Zoto lidhen të gjithë nëpërmjet dokumenteve që ndodhen në qendrën kombëtare të biznesit. SPAK të thërriste Mirel Mërtirin dhe jo t’i linin të lirë që të bënin dhe padi ndaj gazetarëve”- tha ai.
Fundo tregoi dokumente që kanë të bëjnë me institucione që sipas tij fshihen pas aferës së incineratorëve dhe që SPAK nuk i ka marrë nën hetim.
Në një dokument thuhet se me datë 30 i treti 2021, ku thotë: Njoftojmë përfundimin e punimeve për inceneratorit e Fierit, dhe është firmosur nga Loran Dusha.
“Në bazë të këtij dokumenti të Ministrisë më datë 7 qershor 2021, thuhet se do të bëhet çertefikimi i projektit. Këtu del një institucion tjetër që SPAK nuk është marrë fare.
Më datë 10 qershor Ministrisë i vete një tjetër shkresë nga kompania e incineratorit të Fieri, që i kanë kërkuar ndryshimin e zbatimit të projektit.
Po ashtu del një letër tjetër, ku Arben Dervishi kërkon informacion se si kanë ecur me punimet dhe marrjen në dorëzim. Ky dokument i datës 14 shkurt 2022 ka diçka shumë thelbësore, ku thuhet: Pretendohet se kanë përfunduar punimet por akoma nuk kemi marrëasnjë përgjigje, a e keni kryer koalidimin e veprës?
Më datë 28 shkurt të vitit 2022, Arben Dervishii drejtohet shoqërisë koncensionare duke i thënë se nuk kanë bërë kualodim dhe duke qenë se keni kaluar afatet dëmi i shkaktuar është 500 mijë euro.
Është dhe një dokument që është i 22 prillit të këtij viti ku Arben Dervishi i drejtohet njësisë zbatimit të projektit që SPAK nuk e ka marrë fare nën hetim. Arben Kaçoli duhet të ishte pas prangave për moszbatim të ligjit dhe për shkelje të procedurave dhe për shkak se për 1 vit nuk ka marrë në dorëzim inceneratorin.”- theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë