Inceneratorët, Manjani sulmon LSI: E bënë për inat të Kokës, pse s’ka logjikë hetimi
Analisti Ylli Manjani ka ‘sulmuar’ LSI-në në lidhje me aferën e inceneratorëve.
I ftuar në emisionin “Now” në Euronews Albania, ai tha se LSI bëri kallëzim për inceneratorët për inat të Lefter Kokës, i cili u largua nga partia.
Sipas Manjanit hetimi për inceneratorët nuk ka logjikë për shkak se kompanitë që kanë qenë përfituese nuk janë pyetur asnjë herë nga SPAK.
“Më vjen keq që i gjithë opinioni publik keq orintohet qëllimisht drejt gjërave sekondare. Hetimi i inceneratorëve nuk mund të fillohej kështu siç ka nisur, pra çohet LSI-ja, bën një kallëzim që me shumë gjasa e ka bërë për inat të Lefter Kokës që iku nga LSI, fillojnë bëjnë ca arrestime.
Qeveria fërkon duart se thotë këta të LSI-së po zihen dhe me atë rast po shet se është arrestuar Koka. E gjithë vorbulla e opinionit publik është ndërtuar rreth faktit se po bëhen arrestime të fuqishme dhe sot del një lajm që është një ngjarje e madhe për publikun, një ushqim për mediat, një ushqim për popullin.
Si duhet të fillonte ky hetim që të kishte logjikë gjëja. SPAK duhet të fillonte këtë hetim nga Mirel Mërtiri. Do doja të kuptoja se çfarë po ndodhte. Kompanitë që janë fituese të kësaj gjëje, nuk janë pyetur asnjëherë të vetme. Atëherë s’ka hetim.”- tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë