Prangat për zv.presidentin e FSHF-së, gazetari: Sa mund të dënohet
Zëvendës presidenti i Federatës Shqiptare të Futboillit (FSHF), Arben Dervishaj, është një nga 5 personat e arrestuar, pas lëshimit të 11 urdhër-arresteve të lëshuara nga SPAK për inceneratorët e Fierit dhe Elbasanit.
Gazetari Poli Hoxha thotë se me akuzën që përballet, Dervishaj mund të nxirret nga burgu, duke e konvertuar me shërbim prove.
Në emisionin “Now” në Euronews Albania, Hoxha u shpreh se SPAK nuk po shkon te koka e kësaj skeme korruptive dhe shtoi se hetimi është i vështirë.
“Akuzohet që mund ta nxjerrin edhe me shërbim prove. Akuzohet sepse ka bërë fatura fiktive, korrupsioni i tij e di kush është? Këtij i kanë kapur disa bileta avioni, disa fjetje në hotel, që mund t’ia kapësh gazetarëve, apo edhe njerëzve në administratë.
Nuk po shkojnë dot te koka, te krye bashkiakët, te skema e firmave në qeveri, është një skemë që është zbuluar. Është një hetim i ndërlikuar”, theksoi ai.
Biznesmeni Arben Dervishi dyshohet se ka përfituar në mënyrë të parregullt përmes një firme konsulence, kryesisht me inceneratorin e Fierit.
Euronews Albania mëson se janë vendosur masat e sigurisë “arrest shtëpie” dhe “arrest me burg” për: Arber Denizi, Juri Ymeraj, Silvester Dreza, Gentian Zifla, Arjola Kodra, Enver Sheshi, Robert Shabani, Regan Merdani, Luran Dusha, Arben Dervishaj.
Personat e mësipërm akuzohen për veprime fiktive, shmangie të TVSH-së dhe shpërdorim detyre për 2 inceneratorët, të Fierit dhe Elbasanit.
Disa prej personave nuk janë gjetur në banesë dhe ka dyshime që ndodhen jashtë vendit.
LEXONI GJITHASHTU
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë