Zbardhen emrat, kush janë të arrestuarit për inceneratorët
Zbardhen emrat për të cilët SPAK ka lëshuar urdhër-arreste për çështjen e inceneratorëve.
Euronews Albania mëson se janë vendosur masat e sigurisë “arrest shtëpie” dhe “arrest me burg” për: Arber Denizi, Juri Ymeraj, Silvester Dreza, Gentian Zifla, Arjola Kodra, Enver Sheshi, Robert Shabani, Regan Merdani, Luran Dusha dhe Arben Dervishaj.
Loran Dusha është administratori i Inceneratorit të Fierit dhe Arjola Kodra ka mbajtur postin si administratore e Inceneratorit të Tiranës.
Personat e mësipërm akuzohen për veprime fiktive, shmangie të TVSH-së dhe shpërdorim detyre për 2 inceneratorët, të Fierit dhe Elbasanit.
Disa prej personave nuk janë gjetur në banesë dhe ka dyshime që ndodhen jashtë vendit. Deri më tani në pranga kanë rënë 5 nga 11 personat që u janë lëshuar udhër-arreste.
Ende nuk ka një njoftim zyrtar nga SPAK për hetimet dhe detajet nga operacioni.
LEXONI GJITHASHTU:
Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
- 07:51 Ushtria amerikane godet dhjetëra objektiva në raundin e fundit të sulmeve ndaj Iranit
- 07:46 Të rinjtë gjermanë refuzojnë shërbimin ushtarak, teksa Berlini përpiqet të forcojë ushtrinë
- 07:40 Kina arreston shkencëtarin amerikan që studioi testet bërthamore të Koresë së Veriut, akuzohet për spiunazh
- 07:30 Spanja mposht Francën 2-0 dhe kualifikohet në finalen e Kupës së Botës 2026
- 07:27 Teherani sulmon sërisht vendet e Lindjes së Mesme, teksa Trump kërcënon të godasë termocentralet dhe urat iraniane
- 07:19 Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren