Për herë të tretë president i Republikës Srpska, Dodik: Krenar!

17 Nëntor 2022 | 14:47

Presidenti i Republikës Srpska, Milorad Dodik, tha se ndihet krenar që populli e zgjodhi për herë të tretë në këtë post.

“Jam krenar për të gjithë ata që ishin të gatshëm të votonin për politikën e vazhdimësisë që pasqyron luftën për stabilitet dhe paqe, e cila do të jetë politika kryesore e Srpska në të ardhmen,” shkroi Dodik në Twitter.

Ai u zgjodh për herë të parë si President i Republikës Srpska në vitin 2010 dhe në zgjedhjet e ardhshme në vitin 2014 ai e mbajti atë post. Në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2018 kandidoi për anëtar serb të Presidencës së BeH-së dhe këtë vit mori pjesë sërish në zgjedhjet për president të Republikës Srpska.

Dodik fitoi 48 për qind të votave nw zgjedhjet e fundit ndwrsa kandidatja tjetër, Jelena Triviç, nga opozita fitoi 43 për qind. Republika Sërpska është një prej tri entiteteve në Bosnjë e Hercegovinë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka aprovuar ankesat e paraqitura nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Instituti i Kosovës për Drejtësi kundër Lëvizja...
16:11 | 03/06/2026