Botërori gjatë dimrit, shoqatat e futbollit: Mund të vendosen më shumë baste

17 Nëntor 2022 | 17:02

Për herë të parë në histori, Kupa e Botës nuk do të zhvillohet në verë, pas përfundimit të kompeticioneve futbollistike për klube, por gjatë dimrit dhe kjo ka shtuar frikën se njerëzit mund të luajnë me tepër me basetet sportive.

Charity GambleAware dhe Shoqata e Mbështetësve të Futbollit (FSA) kanë ngritur alarmin për turneun e Katarit, i cili fillon të dielën, shkruan Euronews Serbia.

“Ky turne i ardhshëm është shumë i ndryshëm për shumë arsye dhe një prej tyre është mënyra se si ne do ta shikojmë atë si mbështetës në shtëpi. Tifozët do të kalojnë shumë kohë duke parë futbooll nga shtëitë e tyre dhe mund të tundohen më shumë për të vënë baste sportive,” tha Malcolm Clarke, kryetar i FSA.

Clarke sugjeroi hapa praktikë si fshirja e aplikacioneve ose vendosja e kufijve të basteve për të parandaluar lojërat e tepërta të fatit.

Në Britani, 28% e tifozëve të futbollit kanë deklaruar se ndihen të shqetësuar për sasinë e parave që mund të humbin nga  bastete sportive gjatë Kupës së Botës, në një sondazh të publikuar nga agjencia e kërkimit të tregut, Opinium.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026