Kërkimet e Greqisë për naftë në Jon, Tirana: S’është shkelur hapësira jonë detare

17 Nëntor 2022 | 22:48

Ministrja e Jashtme e Shqipërisë ka shpërndarë për mediet një njoftim në lidhje me kërkimet për naftë në detin Jon.

Duke marrë shkas nga informacione të ndryshme që kanë qarkulluar në rrjetet sociale për shkeljen e hapësirës detare shqiptare, ministria e Jashtme, deklaron se nuk është kryer asnjë aktivitet i tillë që ka shkelur sovranitetin apo të drejtat sovrane të Shqipërisë në hapësirat detare.

Në njoftim ministrja e Jashtme thekson se në bashkëpunim me ministrinë e Jashtme greke është në monitorim të vazhdueshëm të çdo aktiviteti me karakter eksplorues apo të ndonjë natyre tjetër që është duke u kryer në hapësirën detare mes Shqipërisë dhe Greqisë, dhe jo vetëm, për të parandaluar çdo ndikim negativ që mund të sjellë për interesat e vendit.

Duke mohuar të gjitha lajmet dhe informacionet që kanë dalë gjatë këtyre ditëve, ministria e Jashtme thekson se institucionet shqiptare janë në lartësinë e detyrës për tu ballafaquar me çdo situatë që mund të prekë sadopak interesat e vendit.

Gjatë dy ditëve të fundit ish-zëvendëskomandanti i Forcës Detare, Artur Meçollari është një prej atyre që ka shkruar vazhdimisht se anije greke të kërkimit për naftë kanë shkelur në pjesën e detit Jon që nuk është delimituar dhe kontestohet nga Shqipëria dhe Greqia. Sipas Meçollarit, me lëvizjet e anijes “Vernicos Sifnos” Greqia ka dhunuar të drejtat sovrane të Shqipërisë në shelfin e saj kontinental.

Reagime të tilla, Ministria e Jashtme e Shqipërisë i konsideron lajme të paverifikuara.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026