Marrëdhënia e re me Izraelin, ish-ambasadori: Përfitimet nga marrëveshja janë reciproke, Kosova nuk duhet specifikuar si vend mysliman

16 Shtator 2020 | 08:23

Ish-ambasadori i Shqipërisë në Izrael dhe rektori i UET-së, Tonin Gjuraj tha për Euronews Albania se nga marrëdhënia e re Kosovë- Izrael kanë përfituar të dyja palët.

Ai e konsideroi jashtëzakonisht të rëndësishme njohjen e Kosovës nga Izraeli, dhe kjo jo vetëm sepse Kosovës ju shtua një njohje, por në pikëpamje të domethënies që ka njohja nga një vend i fuqishëm të shtetit të ri të Kosovës.

“Në Uashington palët kanë rënë dakord që të njohin në mënyrë reciproke njëri-tjetrin dhe ende ne nuk kemi në dorë dokumentin zyrtar të njohjes nga kabineti i Netanyahut”, – tha z. Gjuraj, duke shprehur bindjen se në ditët në vijim do të kemi në dorë aktin zyrtar nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe kabineti Netanyahu për njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Ish-ambasadori nuk la pa përmendur dhe faktin se administrata Trump ka kohë që po përkushtohet në këtë çështje.

Sipas tij, mbërritja në një marrëveshje të tillë nuk mund të jetë as njëditore, as njëmujore, ndaj administrata Trump dhe diplomacia ka kohë që i ka punuar, dhe tani thjesht po shohim frytet.

“Ne duhet të refuzojmë çdo lloj barazimi midis etnicitetit dhe fesë sa i takon Kosovës”,- u shpreh z. Gjuraj. Sipas tij është strategji e administratës Trump përdorimi i Kosovës si pjesë e vendeve të Lindjes së Mesme. Ajo nuk duhet të specifikohet në hartën e vendeve myslimane apo islamike dhe kjo jo sepse ka ndonjë problem, por sepse duhet të qartësohet pozicioni i Kosovës. “Njohja e Kosovës ndodh nga qeveritë kombëtare, nuk mund të ndodhë nga një organizatë kështu që në këtë kuptim nuk rrezikohet tërheqja e njohjes nga ato vende që e kanë realizuar. Nisur nga klima e re që po ndërtohet midis shtetit të Izraelit, të Shteteve të Bashkuara dhe disa vende të Lindjes së Mesme, përfshirë këtu edhe Kosovën si vend i Ballkanit, do ishte mirë që vendet e Ligës Arabe së pari të avancojnë njohjen, pastaj diskutimi për spostimin e ambasadës në Jerusalem është një diskutim krejt tjetër që kuptohet se nuk është i lehtë”, – përfundoi z. Gjuraj.

 

Lexoni gjithashtu : 

Mesazhi i Netanyahut për Kosovën: Le të regjistroheni edhe ju në librin e jetës

Pikat kryesore të marrëveshjes Kosovë-Serbi, përfshijnë aspekte ekonomike dhe kufizime ndërkufitare

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)

Po zhvillohet edhe këtë të enjte dita e pestë e protestës në Tiranë kundër projektit në Zvërnec. Në këtë marshim kanë marrë pjesë qindra qytetarë,...
19:25 | 04/06/2026

Rama nga Mali i Zi: Ta harrojnë të gjithë, po na kalon prap huq topi i historisë së Shqipërisë së Re Europiane

Kryeministri Edi Rama në një lidhje live nga Mali i Zi po zhvillon një bashkëbisedim lidhur me ivestimet. Bashkëngjitur, Rama iu ështe drejtyuar protesteusve të...
19:01 | 04/06/2026

Protestuesit kundra projektit të Zvërnecit mblidhen në bulevard, mbajnë 1 minutë heshtje për policin e vrarë në Maliq

Qytetarë dhe aktivistë u mblodhën këtë të enjte në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në protestën e pestë radhazi kundër projektit për ndërtimin e një resorti...
18:48 | 04/06/2026