Frikë në fshatin e bombarduar polak, hetime për rënien e raketës

18 Nëntor 2022 | 15:48

Hetime po zhvillohen për të zbardhur se si raketa e qëlluar pak ditë më parë ra në territorin polak.

Sidoqoftë, për sekretarin e Shtetit Antony Blinken, përgjegjëse për incidentin është vetëm një palë.

“Cilidoqoftë përfundimi final, ne e dimë që pala përgjegjëse e këtij incidenti tragjik është Rusia”, tha ai.

Ndërkohë, presidenti polak Andrzej Duda deklaroi se pjesëmarrja e Ukrainës në hetim duhet të bëhet sipas ligjeve ndërkombëtare.

Duda tha se, nëse zyrtarët e Kievit janë të interesuar të shohin procedurat e hetimit, autoritetet polake mund t’ua tregojnë, por pjesëmarrja në proces, aksesi tek dokumentet dhe informacioni kërkojnë një bazë ligjore konkrete.

Në fshatin ku ra raketa, e cila u mori jetën 2 personave, banorët shprehen të tronditur dhe të trembur se mos lufta ka kaluar kufijtë.

“Ne nuk e prisnim këtë ngjarje, edhe pse episode të tilla do të ndodhin. Kur lufta zhvillohet 6 kilometra larg fshatit tonë, ky lloj aksidenti mund të ndodhë në çdo kohë”, u shpreh Ewa Byra, drejtoreshë shkolle në Przevodov

Liderët perëndimorë janë përpjekur të qetësojnë frikën për një përshkallëzim të luftës, duke thënë se rënia e raketës ishte një aksident.

Shtetet e Bashkuara dhe NATO mbështetësin pretendimin e Varshavës, se raketa ishte qëlluar nga Ukraina, por Kievi e refuzon kategorikisht përgjegjësinë.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026