Thirrja e Abazoviçit: Mali i Zi dhe Serbia të zgjidhin mosmarrëveshjet
“Ne duhet t’i zgjidhim një herë e përgjithmonë çështjet e vështira në marrëdhëniet mes Beogradit dhe Podgoricës dhe të ecim përpara.”
Kështu u shpreh kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviç në një intervistë për Euronews Serbia.
Abazoviç u shpreh situata ku Mali i Zi dhe Serbia nuk kanë ambasadorë në vendet përkatëse, do të zgjasë edhe disa muaj, sepse Mali i Zi ndodhet në një krizë politike.
“Këtu në Mal të Zi, kjo çështje mund të zgjidhet vetëm në pranverë kur të kemi një president të ri. Vështirë se do ta zgjidhim tani, jo se qeveria nuk ka vullnet.
Qeveria ka vullnet, ka kandidat, megjithatë, ju e dini që jemi në proces të bashkëjetesës, se kryeministri vjen nga një grup politik, presidenti nga një tjetër, kjo është situata aktuale në Mal të Zi. Mendoj se do të duhen edhe disa muaj dhe më pas do të mund ta përfundojmë këtë detyrim tonën”, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta