Dhunohet nga serbët operatori shqiptar në Mitrovicë, dërgohet në spital

17 Nëntor 2022 | 14:23

Të enjte në veri të Kosovës është dhunuar nga disa serbë kameramani i medias Insajder, Jemir Muji.

Rasti i dhunës është bërë publik nga Parim Olluri drejtuesi i “Insajder” në një postim në rrjetet sociale, ku sqaron se Muji ndodhet në spital ku po merr mjekim.

“Ekipi i Gazetes Insajderi ka qenë sot duke e realizuar një emision për gjendjen në pjesën veriore të Kosovës. Një i ri shqiptar është rrahur brutalisht nga një grup serbesh. Në momentin kur autoambulanca po e merrte të riun Granit Xhafa, të rrahur nga persona të panjohur, janë shfaqur disa serbë që i ka penguar xhirimi i këtij akti. Kanë sulmuar me grushte kameramanin e Insajderit, Jetmir Mujin.  Jetmiri është dërguar në emergjencë dhe gjendja e tij është stabile.  Policia e Kosovës është duke e hetuar rastin. Policisë i është ofruar edhe fotografia e sulmuesit kryesor dhe të tjerëve qe ishin duke e shoqëruar”, shprehet ai.

Olluri thekson se janë pritje që autoritetet të bëjnë punë dhe agresorët të arrestohen.

Situata në veri të Kosovës mbetet e tenisuar për shkak të vendimit të qeverisë së Kosovës për targat.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik

Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ia ka ndaluar përherë hyrjen apo kalimin nëpër vend ministres serbe Snezhana Paunoviq, pasi ajo tha ditë...
21:31 | 14/07/2026

Deklaratat për spastrimin etnik të Kosovës, eurodeputeti italian Gozi thirrje Vuçiçit: Shkarko ministren Paunoviç

Eurodeputeti italian, i cili përfaqëson Francën në Parlamentin Evropian, Sandro Gozi, i ka cilësuar skandaloze deklaratat e ministres së Qeverisë së Serbisë, Snezhana Paunoviç, e...
17:09 | 14/07/2026

Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin për Kryeprokuror Shteti

Një ditë pas nominimit, Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu ka takuar të martën Zejnullah Gashin për t’ia dorëzuar dekretin për Kryeprokuror...
16:45 | 14/07/2026