Kurti: Jam optimist për çështjen e targave, por qasja e Beogradit është e dëmshme

18 Nëntor 2022 | 16:47

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur optimist në lidhje me gjetjen e një zgjidhjeje apo marrëveshjeje me Serbinë për targat e automjeteve.

Në një konferencë të përbashkët në Estoni me homologen estoneze, Kurti u shpreh se qasja e Beoagradit ndaj kësaj çështjeje ka qenë penguese dhe e dëmshme.

Kurti shtoi se është e nevojshme një marrëveshje përfundimtare me Serbinë.

“Jam optimist, por qasja e Beogradit ka qenë mjaft penguese dhe e dëmshme. Në ditët në vijim do të shohim se sa të suksesshëm do të jemi në negociatat më të reja. Na duhet marrëveshje me Serbinë, marrëveshje përfundimtare, ligjërisht e detyrueshme për normalizimin e plotë të marrëdhënieve me njohjen reciproke në qendër”, theksoi ai.

Sias kreut të qeverisë, në Kosovë janë 9000 vetura me targa ilegale serbe, çka përbën më pak se dhjetë për qind e veturave që kanë serbët.

Për Kurtin, Beogradi urdhëroi të gjithë serbët që janë në institucionet e Kosovës që t’i braktisin ato dhe të japin dorëheqje kolektive.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik

Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ia ka ndaluar përherë hyrjen apo kalimin nëpër vend ministres serbe Snezhana Paunoviq, pasi ajo tha ditë...
21:31 | 14/07/2026

Deklaratat për spastrimin etnik të Kosovës, eurodeputeti italian Gozi thirrje Vuçiçit: Shkarko ministren Paunoviç

Eurodeputeti italian, i cili përfaqëson Francën në Parlamentin Evropian, Sandro Gozi, i ka cilësuar skandaloze deklaratat e ministres së Qeverisë së Serbisë, Snezhana Paunoviç, e...
17:09 | 14/07/2026

Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin për Kryeprokuror Shteti

Një ditë pas nominimit, Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu ka takuar të martën Zejnullah Gashin për t’ia dorëzuar dekretin për Kryeprokuror...
16:45 | 14/07/2026