Tensionet Veri, Kurti: Vuçiç po kamuflon refuzimin e planit franko-gjerman

7 Nëntor 2022 | 16:53

Situata aktuale në veri të Kosovës dhe veprimet e Listës Serbe në Kosovë, sipas kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, vijnë si pasojë e përpjekjes së Beogradit zyrtar për të kamufluar kundërshtimin e nismës franko-gjermane për dialogun Kosovë-Serbi.

Kurti ka thënë se Serbia është e interesuar për sabotuar dialogun dhe çfarëdo marrëveshje dhe sipas tij, Beogradi ka zgjedhur të bashkëpunojë me grupet kriminale në veri të Kosovës për të kërcënuar qytetarët. Megjithatë, shefi i ekzekutivit ka thënë se Kosova është e përkushtuar për kushtetutshmëri, paqe e siguri dhe nuk do të shantazhohet nga organizimet kriminale.

Shefi i ekzekutivit ka thënë se veprimet e përfaqësuesve politik serb në Kosovë nuk janë për shkak të targave apo Asociacionit.

Kurti përmendi takimet e presidentit të Serbisë me ambasadorin e Rusisë dhe atë të Kinës në Beograd të shtunën, për çka tha se tregon qartë koordinimet me këto dy shtete dhe se i njëjti po zhgënjen Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian.

“Nuk bëhet fjalë as për tabela të automjeteve as për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, as për suspendimin e Nenad Gjuriçit, bëhet fjalë vetëm për refuzimin që ata ia kanë bërë propozimit të Parisit dhe të Berlinit dhe tash duhet ta kamuflojnë këtë refuzim që ja kanë bërë Evropës, që ja kanë bërë BE-së, këtë koordinim të ngushtë që e kanë me Kremlinin dhe me presidentin depostik Putinin, dhe për këtë po i përdorin ata të cilët ende vazhdojnë t’i dëgjojnë në Republikën e Kosovës pra pjesëtarë të ndryshëm të strukturave ilegale”, ka thënë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti derisa ka komentuar veprimet e fundit që lidhen me veriun e vendit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik

Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ia ka ndaluar përherë hyrjen apo kalimin nëpër vend ministres serbe Snezhana Paunoviq, pasi ajo tha ditë...
21:31 | 14/07/2026

Deklaratat për spastrimin etnik të Kosovës, eurodeputeti italian Gozi thirrje Vuçiçit: Shkarko ministren Paunoviç

Eurodeputeti italian, i cili përfaqëson Francën në Parlamentin Evropian, Sandro Gozi, i ka cilësuar skandaloze deklaratat e ministres së Qeverisë së Serbisë, Snezhana Paunoviç, e...
17:09 | 14/07/2026

Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin për Kryeprokuror Shteti

Një ditë pas nominimit, Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu ka takuar të martën Zejnullah Gashin për t’ia dorëzuar dekretin për Kryeprokuror...
16:45 | 14/07/2026