Gjyqtarët serbë dorëhiqen nga gjykatat në Mitrovicë të Veriut

7 Nëntor 2022 | 16:09

Këtë të hënë gjyqtarët serbë dhe punonjësit administrativë në Mitrovicë të Veriut kanë dhënë dorëheqje. Në gjykatën e këtij qyteti punonin ishin gjithsej 19 gjyqtarë serbë.

“Ne serbët, stafi administrativ, prokurorët dhe gjyqtarët kemi dhënë dorëheqje dhe tani presim se si do t’i shlyejmë çështjet , pajisjet që ua kemi besuar zyrave. Po flas për veten time. Nuk kthehem më, të tjerat ua lë politikanëve”, tha Nikola Kabasic, Gjykatës në Gjykatën e Apelit.

“Shqiptarët kanë marrë përsipër çështjet  tona, ato që janë të natyrës urgjente, dhe mendoj se ata tani e kanë një problem të madh se si t’i organizojnë të gjitha këto. Ne u përpoqëm t’i ndihmonim me aq sa mundëm”, u shpreh Ljiljana Stevanovic, Kryetare e Gjykatës së Qarkut në Mitrovicë.

400 policë të komunitetit serb që u larguan dy ditë më parë, u zëvendësuan me policë të komunitetit shqiptar. Vendkalimet administrative (kufitare) funksionojnë normalisht, prania e Policisë Speciale të Kosovës, si dhe e pjesëtarëve të policisë së misionit EULEX është shtuar, por jo në numër të madh.

Se çfarë do të ndodhë politikisht, pra nëse do të shpallen zgjedhje të reja për katër kryetarë komunash në veri të Kosovës, varet nga vendimi i qeverisë së Kosovës, nëse do të dëgjojnë këshillat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian dhe të shtyhet afati për riregjistrimin e automjeteve dhe të miratohet formimi i një komuniteti  me shumicë serbe, sepse ky është kusht që serbët të kthehen në institucione. Përndryshe, kjo krizë do të zgjasë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik

Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ia ka ndaluar përherë hyrjen apo kalimin nëpër vend ministres serbe Snezhana Paunoviq, pasi ajo tha ditë...
21:31 | 14/07/2026

Deklaratat për spastrimin etnik të Kosovës, eurodeputeti italian Gozi thirrje Vuçiçit: Shkarko ministren Paunoviç

Eurodeputeti italian, i cili përfaqëson Francën në Parlamentin Evropian, Sandro Gozi, i ka cilësuar skandaloze deklaratat e ministres së Qeverisë së Serbisë, Snezhana Paunoviç, e...
17:09 | 14/07/2026

Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin për Kryeprokuror Shteti

Një ditë pas nominimit, Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu ka takuar të martën Zejnullah Gashin për t’ia dorëzuar dekretin për Kryeprokuror...
16:45 | 14/07/2026