Hetime intensive për atentatin ndaj Preng Gjinit, shoqërohen disa persona
Policia shoqëroi disa persona pas atentatit të mbrëmshëm me tritol në Tiranë, ku i plagosur rëndë mbeti Preng Gjini dhe një kalimtar i rastit. Lënda plasëse dyshohet se u aktivizua në distancë ndërsa për të zbuluar autorët hetuesit janë fokusuar tek itinerari i shënjestrës së sulmit dhe qelizat telefonike.
Të paktën 300 gram lëndë plasëse shkaktoi shpërthimin e mbrëmshëm në automjetin me të cilin lëvizte Preng Gjini. Policia pret përgjigjen e laboratorit shkencor për të konfirmuar dyshimet se lënda e përdorur është e llojit c4.
Disa persona u shoqëruan në Tiranë por edhe në Rrëshen, vendlindjen e shënjestrës së sulmit, për shkak të konflikteve ndër vite që kanë shkaktuar disa viktima mes familjeve Gjini dhe Reçi.
Sipas burimeve, personi i fundit që Preng Gjini ka takuar para atentatit është nipi i tij, i cili gjithashtu është marrë në pyetje nga hetuesit ndërkohë që janë sekuestruar dhjetëra kamera sigurie.
Ekspertë të policisë kanë kryer edhe disa verifikime me antenat e valëve të celularëve në zonë për të identifikuar numrin që provokoi shpërthimin e tritolit.
Megjithëse gjendja e Preng Gjinit paraqitet e stabilizuar, mjeket e Spitalit të Traumës nuk japin garanci për jetën.
“Pacienti për momentin është në reanimacion, i ndjekur nga reanimatorët tanë. Ka pasur dëmtime në kokë, në sy, fytyrë dhe dëmtime në qafë”, tha Dritan Çela, shefi i kirurgjisë në Spitalin e Traumës.
Për atentatin ndaj Preng Gjinit pista kryesore që po heton policia është ajo e hakmarrjes. Më 12 gusht të vitit të kaluar në rreshen u ekzekutua edhe vëllai i tij Armando Gjini i skeduar për trafik heroine.
Lexoni gjithashtu:
Atentati në Tiranë, Preng Gjini në gjendje kritike për jetën, dyshohet për hakmarrje
Shpërthimi me eksploziv, shënjestrës së atentatit një vit më parë i vranë vëllanë
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet