Shqipëria merr kryesimin e Presidencës së OSBE, Rama: Nder dhe përgjegjësi e madhe
Shqipëria ka marr zyrtarisht kryesinë e OSBE-së për vitin 2020. Në mbledhjen e Ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të OSBE-së, ku i pranishëm ishte edhe Kryeministri Edi Rama në cilësinë e ministrit të Jashtëm, u bë edhe ceremonia e marrjes së kryesimit. Kryeministri nga ana e tij bëri prezantimin e prioriteteve të Shqipërisë në kryesinë e OSBE-së në vitin 2020.
“Nder dhe përgjegjësi e madhe drejtimi i kësaj organizate ndërkombëtare të dorës së parë si dhe një mundësit e jashtëzakonshme për ta bërë Shqipërinë të shkëlqejë në krye të punëve të mëdha dhe sfidave të posaçme të OSBE, – tha Rama.
Rama u shpreh se vizioni për Presidencën Shqiptare drejtohet nga 3 pika të rëndësishme.
“Së pari, synojmë të përqendrohemi tek bazat, duke vënë në zbatim së bashku me mirëbesim, një tërësi gjithëpërfshirëse të angazhimeve tona politike… Së dyti, OSBE-ja ka vërtetuar që e ka aftësinë të pozicionohet shpejt dhe ndonjëherë aty ku askush tjetër nuk arrin. Ky është një avantazh unik i organizatës sonë dhe Presidenca Shqiptare do të promovojë punën e OSBE-së aty ku është më afër me njerëzit.
E treta, frymëzuar nga përvjetori i tretë i Kartës së Parisit, do të vazhdojë përpjekjet për forcimin e dialogut, si e vetmja mënyrë për të rindërtuar besimin tek njëri-tjetri, masat për rritjen e kredibilitetit dhe përdorimi i plotë i dialogut të strukturuar janë kritike për këtë sipërmarrje”, tha Kryeministri i Shqipërisë.
Por në konferencën për shtyp të zhvilluar pas mbledhjes së ministrave, Rama replikoi disa herë me gazetarët. Përplasja e parë erdhi nga vetë kryeministri shqiptar.
“Nuk po shkoj më tej, se sa më shumë t’i shpjegoj gazetarëve më pak do të kuptojnë, ndaj po e mbyll këtu”, – u shpreh Rama.
Përplasja me gazetarë vijoi deri në mbyllje të konferencës, e cila u bë në mënyrë të sforcuar për shkak se kryeministri shqiptar duhej të largohej.
Pas kësaj konference, Sllovakia do të bëj edhe tranzicionin e kryesimit të OSBE-së dhe në janar drejtimin e organizatës do ta marrë Shqipëria.
Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.