Shpërthejnë kritikat ndaj Katarit, tifozët të pakënaqur me ambientet ku do qëndrojnë
Kur duhen më pak se 24 orë nga nisja e eventit më të madh të futbollit, ‘Qatar 2022’, pakënaqësia ndaj organizatorëve sa vjen edhe shtohet.
Edhe pse është botërori më i shtrenjtë në histori të futbollit, me një vlerë prej 220 miliardë dollarësh, sërish ka një sërë problemesh. Akomodimi është pika kryesore, ku Katari nuk i ka kapacitetet e duhura, kështu që ka vënë në përdorim tendat e ndryshme dhe kontejnerët.
Kjo gjë ka shkaktuar zemërim tek tifozët e parë të mbërritur në shtëpinë e botërorit. Në pamjet e publikuara shihet një fshat i improvizuar, ku do të qëndrojnë tifozët që duan të ndjekin ndeshjet në stadium.
Mediat britanike kanë vërshuar kritikat ndaj organizatorëve, pasi një pjesë e tifozerisë së Anglisë do të qëndrojnë aty, afro 60 mijë.
Secili prej tyre për një natë duhet të paguajë 185 paundë, ndërkohë mungon shërbimi. Po ashtu Katari ka konfirmuar se pijet alkoolike nuk do të lejohen përgjatë eventit, jo vetëm në stadium, por dhe në ambientet e akomodimit. Siguria ndër të tjera do të jetë e lartë, ku dhe mediat nuk janë lejuar të filmojnë, kjo për shkak të kushteve të tmerrshme ku tifozët do të qëndrojnë.
LEXONI GJITHASHTU:
Bayer Leverkusen shkarkon Hjulmandin, e zëvëndëson Martinez Novell
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Bayer Leverkusen shkarkon Hjulmandin, e zëvëndëson Martinez Novell
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael: Negociatat janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta