Vritet në një atentat në Elbasan vëllai i të shumëkërkuarit Talo Çela
Bujar Çela, 50 vjeç, u vra mëngjesin e sotëm në Bardashesh të Elbasanit duke rikthyer në vëmendje një seri ngjarjesh të shkuara kriminale.
Çela u qëllua me armë përpara një lokali rreth orës 5:45 minuta. Policia ka nisur menjëherë kontrolle në zonë ndërsa drejt Elbasanit u nisën Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH) dhe Reparti i Neutralizimit të Elementeve të Armatosur (RENEA).
Pak pas ngjarjes, në fshatin Murras, policia gjeti një makinë të djegur, e cila dyshohet të jetë përdorur nga autorët. Ngjarja rikujton atentate të shkuara të ndodhura në qytetin e Elbasanit, ku dy muaj më parë atentat iu bë edhe Ardjan Çapjes.

Pesëdhjetëvjeçari Bujar Çela njihej për faktin se vëllai i tij Talo Çela është një ndër më të kërkuarit e policisë. Ai dyshohet se më 9 prill 2019, ishte pjesë e grupit që organizoi grabitjen e një shume të madhe parash në aeroportin e Rinasit – mbi 4 milionë euro.
Gjithashtu Talo Çela dyshohet të jetë autor i disa ngjarjeve të tjera kriminale, mes së cilave edhe vrasja e vëllezërve Viktor e Besmir Haxhiaj.
Talo Çela mbetet në kërkim nga policia, ndërkohë që ngjarja e sotme dyshohet të ketë lidhje me veprimtarinë e tij kriminale pasi viktima nuk raportohet të ketë pasur precedencë apo lidhje me ngjarje të caktuara.
Lexoni gjithashtu:
Atentatet në vend, paralajmërimi i gazetares Fatjona Mejdini: Pritet përshkallëzim i situatës
Ardian Çapja i mbijeton atentatit të tretë, policia masa të forta sigurie në spital
Atentati në Tiranë, Prend Gjini në gjendje kritike për jetën, dyshohet për hakmarrje
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet