Takimi i radhës Kosovë-Serbi, Ernest Bunguri: Pavarësisht mospërputhjeve, prioritet i të dyja vendeve është anëtarësimi në BE
Korrespondenti i Euronews Albania në Bruksel, Ernest Bunguri dha detaje rreth raundit të bisedimeve në nivel teknik mes Kosovës dhe Serbisë që do të mbahen sot në Bruksel, ku tregoi mospërputhjet mes palëve për temat që duan të diskutojnë gjatë takimit.
Ai tha se në bisedimet e fundit u përmendën temat si të zhdukurit e luftës apo të zhvendosurit, ndërkohë që në bisedimin në nivel teknik që pritet të ndodhë sot do të flitet për bashkësinë e komunave serbe në Kosovë si dhe pretendimet financiare të palëve.
“Të pyetur nga gazetarët e Euronews Albania në fillim zyrtarët konfirmuan se temat e bisedave do të ishin vetëm ato të cilat janë lajmëruar, por ndërkohë sipas një postimi të Lajçak në Twitter thuhet se duke qenë një dialog i vështirë këtë herë do të flitet vetëm për pretendimet financiare dhe me pas në takimet e tjera teknike që pritet të ndodhin do të flitet për bashkësitë e komunave serbe”, tha gazetari i Euronews Albania.
Bunguri theksoi se Bashkimi Europian ka përsëritur disa herë që në këtë nivel të takimit nuk do të bëjë deklarata.
“Asnjë palë nuk mund ta detyrojë palën tjetër të bisedojë me zor për diçka që nuk do”,- u shpreh Bunguri teksa tha se pritet të shohim deklaratat e koordinatorëve të takimeve.
I pyetur nëse mospërputhja e mendimit mes palëve për atë që do të diskutohet në takim mund të çojë në një dështim, Ernest Bunguri tha se pavarësisht gjithçkaje prioriteti i të dy vendeve është anëtarësimi në BE.
“Pa normalizuar marrëdhëniet, asnjëra prej palëve nuk mund të synojë integrimin në BE”, – tha ai.
Lexoni gjithashtu :
Dialogu Kosovë-Serbi vijon në nivel teknik nesër për pretendimet financiare
Bashkësia e komunave serbe, analisti: ‘Pazari përfundimtar’ në këmbim të njohjes së Kosovës
Prattipati i bën thirrje Kosovës t’i bashkohet projektit amerikan për gazin
“Këtë verë do të jem në Prishtinë”, publikohet biseda e Dua Lipës me Katy Perry-n, ylli botëror pjesë e Sunny Hill
Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
- 19:39 Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec
- 19:28 Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit
- 19:25 Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)
- 19:18 Prattipati i bën thirrje Kosovës t’i bashkohet projektit amerikan për gazin
- 19:10 Konflikti në Ukrainë, Lavrov: SHBA nuk i kanë respektuar marrëveshjet, lufta e Bidenit tani është bërë e Trumpit
- 19:03 FOTOLAJM/ Del pankarta zyrtare e protestuesve: Nuk ka negociata, kërkesat janë të qarta