Brukseli synon kompetenca ekzekutive për Frontex në Shqipëri

20 Nëntor 2022 | 18:31

Bashkimi Europian synon që t’u japë kompetenca të zgjeruara agjentëve të Frontex në Shqipëri. Brukseli ka dhënë autorizimin për të negociuar një marrëveshje të re, që do të zëvendësojë aktualen, sipas të cilës oficerët e agjencisë europiane të ruajtjes së kufirit kanë mandat të kufizuar vetëm në operacione të përbashkëta me autoritetet shqiptare.

Vendimi është marrë nga Këshilli Europian, që thotë se marrëveshja e re do të mundësojë që stafi i Frontex të ushtrojë kompetenca ekzekutive, si kontroll kufitar të pavarur nga autoritetet shqiptare dhe regjistrim personash. 

Autorizimi për nisjen e bisedimeve veç Shqipërisë është dhënë edhe për Bosnjen, Malin e Zi dhe Serbinë. 

Shqipëria u bë vendi i parë jo anëtar i BE-së që përfshiu në ruajtjen e kufirit agjencinë Frontex përmes një marrëveshjeje të nënshkruar në vitin 2019.

Në vitin 2021 marrëveshja u zgjat mes akuzave që shpërthyen ndaj Frontex për kthim të paligjshëm të emigrantëve, keqtrajtim të tyre e deri për ngacmime seksuale. Për këto akuza, zyra europiane kundër korrupsionit nisi një hetim.  

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Përkeqësimi i ekonomisë, biznesi u rrit vetëm me 1.1% në vitin 2025

Ndonëse ekonomia u rrit me 3.9% në vitin 2025, sipas të dhënave paraprake të INSTAT, rreth 72% të kontributit në këtë rritje e kanë sjellë...
15:43 | 24/06/2026

Prodhimi bujqësor arrin në 9,7 milionë tonë, shtohen perimet, bien drithërat dhe frutat 

Fermerët shqiptarë kanë prodhuar rreth 9,7 milionë ton produkte bujqësore gjatë vitit 2025. Sipas INSTAT, perimet udhëhoqën prodhimin, me 1.4 milionë tonë, me rritje vjetore...
15:37 | 24/06/2026

Tregu i punës në 2025, papunësia zbret në 8.4%, paga mesatare 84 mijë lekë

Numri i të punësuarve arriti në 1.17 milionë persona në vitin 2025. Krahasuar me vitin parardhës, numri i tyre ka pësuar një rënie të lehtë...
19:51 | 23/06/2026