Tregu i punës në 2025, papunësia zbret në 8.4%, paga mesatare 84 mijë lekë
Numri i të punësuarve arriti në 1.17 milionë persona në vitin 2025. Krahasuar me vitin parardhës, numri i tyre ka pësuar një rënie të lehtë prej 0.4%. Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, shifra tregon se shkalla e papunësisë për moshën mbi 15 vjeç zbriti në 8.4%, nga 8.5% një vit më parë.
Megjithatë, tregu i punës vijoi të karakterizohet nga diferenca të ndjeshme gjinore. Papunësia për gratë është 9.7%, krahasuar me 7.3% për burrat. Ndërkohë, vetëm 62.7% e grave në moshë pune janë të punësuara, kundrejt 76% të burrave, duke krijuar një hendek punësimi prej 13.3 pikë përqindje.
Një tjetër tregues pozitiv është rritja e pagave. Paga mesatare mujore bruto për një të punësuar me pagë arriti në 84,100 lekë gjatë vitit 2025, ose 8.6% më shumë se një vit më parë. Në të njëjtën kohë, hendeku gjinor në paga u ngushtua në 4.6%, nga 4.9% që ishte në vitin 2024, megjithëse meshkujt vijojnë të paguhen mesatarisht më shumë se femrat.
Të dhënat tregojnë gjithashtu se 12.6% e të punësuarve kishin pagë minimale, 14.4% pagë mbi 120 mijë lekë dhe 25.3% paguheshin ndërmjet 60 dhe 90 mijë lekëve në muaj.
Sipas strukturës, punësimi dominohet nga sektori i shërbimeve dhe bujqësia, ku 47% e të punësuarve janë të angazhuar në sektorin e shërbimeve, ndërsa 34% në bujqësi.
Në tërësi, të dhënat e vitit 2025 tregojnë një treg pune më të qëndrueshëm, me papunësi në rënie, paga në rritje dhe më pak informalitet.
Sondazhi zbulon nga vijnë turistët e huaj në Shqipëri, cili shtet kryeson listën
As Saranda, as Ksamili! Zbulohet vendi më i vizituar nga turistët në Shqipëri
Rriten me 32% të ardhurat nga qiradhënia e pronave të sekuestruara, 132 milionë lekë në 6 muaj
- 11:17 Seanca paraprake, ish-kryebashkiaku i Divjakës paraqitet në GJKKO (VIDEO)
- 11:08 “Mos u largoni për pushime”, Gazetarja jep detaje nga komunikimi për deputetët: Mund të ketë seancë parlamentare shtesë
- 11:03 Shtyhet seanca për Veliajn, gjykata gjobit avokatin e tij dhe cakton një tjetër mbrojtës
- 10:48 Ishte nisur drejt Ukrainës, sulmohet një anije në brigjet e Rumanisë
- 10:32 Nis seanca paraprake për Erion Isain dhe 14 të pandehur të tjerë, të akuzuar për shkelje në tendera
- 10:23 Sot seanca e radhës për Veliajn, pasi GJKKO rrëzoi kërkesën e Xoxës për pezullimin e gjyqit për 2 muaj