Von der Leyen: BE ka nevojë për fuqi të reja për të sanksionuar vende si Bjellorusia

17 Shtator 2020 | 09:19

BE po kërkon të marrë fuqi të reja për të vendosur sanksione kundër abuzimeve për të drejtat e njeriut, tha Ursula von der Leyen për Euronews.

Von der Leyen e dha këtë deklaratë teksa iu përgjigj një pyetjeje mbi Bjellorusinë, ku protestat vijojnë prej disa javësh për shkak të zgjedhjeve të kontestuara.

Lideri afatgjatë Alexander Lukashenko u shpall si fituesi me rreth 80 për qind të votave, por kritikët e tij thonë se zgjedhjet u manipuluan në favor të tij.

Protestat kanë nisur në Minsk dhe janë shtypur me dhunë nga policia dhe forcat e sigurisë.

E pyetur rreth përgjigjes së BE ndaj Bjellorusisë, presidentja e Komisionit Europian tha se vendet anëtare janë duke diskutuar “mbi sanksione për përgjegjësit e dhunës pas zgjedhjeve të cilat nuk ishin as të lira e as të drejta, e ku qytetarët marshuan rrugëve të kryeqytetit në mënyrë paqësore”.

Ajo tha se Bjellorusia ka theksuar nevojën për  fuqi të reja për t’u përgjigjur më shpejt përmes sanksioneve. Shefja e ekzekutivit të BE-së tha se do të propozonte të ashtuquajturin “Ligjin Magnitsky”, referuar ligjit amerikan që dëboi 18 zyrtarë rusë që mendohej se ishin të përfshirë në vdekjen e financierit rus, Sergei Magnitsky, 37-vjeçarit që vdiq në paraburgim në vitin 2009.

Ligji i zgjerua dhe më tej në 2016 dhe përdoret për të dëbuar zyrtarë nga Kina, Republika Domenikane, Gamibia si dhe aleatit të NATO, Turqisë.

Vendet anëtare të BE mund të vendosin sanksione mbi kombet e tjera dhe një sërë shtetesh baltike e kanë bërë këtë me Bjellorusinë, por unioni ende nuk ka marrë një vendim të përbashkët mbi këtë çështje.

 

Lexoni gjithashtu: 

Presidenti bjellorus kërkon armë nga Putin

Dhuna ndaj protestuesve në Bjellorusi mund të jetë krim kundër njerëzimit

Opozitarja Kolesnikova akuzohet për dëmtim të sigurisë kombëtarë të Bjellorusisë


Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës

Udhëheqësit e BE-së dhe të Ballkanit Perëndimor do të takohen në Tivat të Malit të Zi më 5 qershor. Samiti zhvillohet gjashtë muaj pas samitit...
13:34 | 04/06/2026

Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë

Presidenti i Finlandës, Aleksandar Stub, tha se Bashkimi Evropian duhet të marrë në konsideratë një zgjerim të konsiderueshëm me 40 shtete anëtare, përfshirë Kanadanë. Duke...
13:22 | 04/06/2026

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026