Ministri koreano-verior ironizon Sekretarin e OKB-së: “Kukull e SHBA-ve”
Ministri i Jashtëm i Koresë së Veriut, Choe Son-hui e quajti Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres një “kukull të Shteteve të Bashkuara”.
Guterres dënoi fuqishëm lëshimin e fundit të një rakete balistike ndërkontinentale nga Koreja e Veriut të premten, dhe përsëriti thirrjen e tij për Phenianin që të heqë dorë menjëherë nga ndërmarrja e çdo veprimi të mëtejshëm provokues, shkruan Euronews Serbia.
“Shpesh mendoj për Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së si një anëtar të Shtëpisë së Bardhë të SHBA-së ose Departamentit të Shtetit”, tha ministri koreano-verior në një deklaratë të transmetuar nga mediat shtetërore.
Ai shprehu keqardhjen për faktin se Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së kishte mbajtur një qëndrim në kundërshtim me parimet e Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe misionin e saj, që është ruajtja e paanshmërisë, objektivitetit dhe drejtësisë në të gjitha çështjet.
Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të mbajë sot një takim, pasi Pheniani testoi një raketë balistike ndërkontinentale të premten.
LEXONI GJITHASHTU
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme