“S’njoh as Ramë, as Berishë e Metë”, revoltohet kryeplaku në Obot: S’kemi ndihmë!
Kryetari i fshatit Obot i Vjetër në zonën e Shkodrës u shpreh për Euronews Albania se tokat përmbyten çdo vit për shkak të keqmenaxhimit të hidrocentraleve.
Pas takimit me ministrin e Mbrojtjes, Niko Peleshi, banori tha se nuk njeh asnjë parti dhe se banorët kanë nevojë për ndihmë. Sipas tij deri më tani nuk ka pasur asnjë ndihmë nga autoritetet.
“Z. ministër i thashë ngelëm duke u mbytur vit për vit. Nuk na japim shpërblime asnjë. Unë jam kryetari i fshatit, jam pa parti, nuk njoh as Berishë, as Ramën, as Metën. Unë përfaqësoj popullin tim. 800 frymë jam, fushat mbillen çdo vit. Peleshi me tha do ta shohim më vonë, duhet të shikohet tani, jo më vonë. Fushat janë të mbjella, do na kalbet gruri”, tha ai.
Situata vijon të mbetet problematike në qarkun e Shkodrës, për shkak të reshjeve të dendura të shiut të ditëve të fundit.
Mbi 480 familje aktualisht janë nën ujë dhe deri më tani janë evakuuar 30 familje. Zonat më problematike janë në njësitë: Dajç, Velipojë, Gur i Zi, Bërdicë dhe një lagje e qytetit, Ajasëm.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta