Ekipi i Euronews Albania në Obot të Shkodrës, gjithë zona e përmbytur

21 Nëntor 2022 | 12:43

Ekipi i Euronews Albania udhëtoi me një nga makinat e ushtrisë drejt fshatit Obot në Shkodër, ku situata me përmbytjet është problematike.

Gjithë rruga që të çon në këtë fshat është e përmbytur dhe mjetet e tjera e kanë të pamundur për të udhëtuar drejt fshatit verior.

Gazetarja Ortensa Budlla raportoi se serat e zonës janë të përmbytura, ndërkohë që banorët ndodhen në banesat e tyre, pasi niveli i ujit është disa cemtimetra.

Forcat e ushtrisë ndodhen në fshat që prej ditës së djeshme, në ndihmë të banorëve dhe gjësë së gjallë.

Situata vijon të mbetet problematike në qarkun e Shkodrës, për shkak të reshjeve të dendura të shiut të ditëve të fundit.

Mbi 480 familje aktualisht janë nën ujë dhe deri më tani janë evakuuar 30 familje. Zonat për problematike janë në njësitë: Dajç, Velipojë, Gur i Zi, Bërdicë dhe një lagje e qytetit, Ajasëm.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

U dënua për vjedhjen e 120 mijë eurove, Rozeta Dobi përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i Pojskës

Rozeta Dobi, e njohur si pastruesja që vodhi qindra mijëra euro në një nga ngjarjet më të bujshme kriminale të vitit 2023, ka fituar këtë...
09:57 | 15/07/2026

Riaktivizohet zjarri në Novoselë, vijojnë përpjekjet për shuarjen e flakëve (VIDEO)

Zjarri në zonën e Novoselës është riaktivizuar mëngjesin e kësaj të mërkure, duke rikthyer shqetësimin për përhapjen e flakëve. Edhe pse forcat zjarrfikëse arritën më...
09:23 | 15/07/2026

Nis zbatimi i amnistisë penale: Qindra të dënuar lënë qelitë, shifrat sipas burgjeve

Ka nisur këtë të mërkurë në të gjitha Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale në vend, zbatimi i ligjit për amnistinë penale. Dyert e burgjeve...
09:20 | 15/07/2026