Gruaja përlotet për shtëpinë e përmbytur: Punojmë për copën e bukës, asnjë ndihmë
Katet e para të banesave në zonën e ish-Kënetës në Durrës janë përmbytur.
Në pamjet e siguruara nga Euronews Albania shfaqet uji që është futur brenda banesave, dhe nuk janë të pakta dëmet materiale.
Një nga banorët, me lotë në sy, u shpreh se situata është shumë e rëndë dhe se nuk kanë asnjë shpresë. Ajo tregoi për Euronews Albania se asnjë nga autoritetet nuk kanë qenë në zonë për t’u dhënë ndihmë, ndërkohë që theksoi se gjithë orenditë e shtëpisë janë dëmtuar.
“Para dy vitesh ka ndodhur kjo situatë, shtëpia më është përmbytur. Orendive i ka hyrë uji. Askush nga shteti nuk ka ardhur deri tani. Kemi kërkuar ndihmë, kemi shkuar në bashki por nuk do t’ia dijë askush. Uji vjen nga kanalet. Ne përmbytemi vit për vit. Ne nuk kemi të bëjmë shtëpi të re. Ne po punojmë për copën e bukës. Ne jemi të mbaruar. Nuk kam mundësi më, ose të dal në rrugë të madhe. Është shumë e rëndë për mua edhe si prind; fëmijën që e kam çuar në shkollë, me lotë e kam çuar; nuk shtyhet. Jemi në qiell të hapur, u shpreh gruaja me lotë në sy.
Ndërsa një tjetër banor, tha: “Në orën një të natës pati vërshim të ujit. Deri tani nuk ka ardhur askush. Disa herë jemi përmbytur”.
Zona nuk ka as energji elektrike dhe ndërkohë banorët po përpiqen që të largojnë ujin nga banesat.
LEXONI GJITHASHTU:
- Nën ujë katet e para të banesave në zonën e ish-Kënetës në Durrës
- Reshjet e shiut ‘pushtojnë’ Durrësin, uji futet në oborret e shtëpive
- Përmbytjet në Shkodër, dëmtohet ura e vjetër e Bahçallëkut në hyrje të qytetit
U dënua për vjedhjen e 120 mijë eurove, Rozeta Dobi përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i Pojskës
Riaktivizohet zjarri në Novoselë, vijojnë përpjekjet për shuarjen e flakëve (VIDEO)
Nis zbatimi i amnistisë penale: Qindra të dënuar lënë qelitë, shifrat sipas burgjeve
- 09:57 U dënua për vjedhjen e 120 mijë eurove, Rozeta Dobi përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i Pojskës
- 09:51 Ushtria kolumbiane liron 39 persona të rrëmbyer nga rebelët, dy viktima dhe 5 të plagosur
- 09:46 Mundësi për një takim të ri me Trump, Netanyahu do të udhëtoj drejt Uashingtonit! Zbulohet arsyeja
- 09:36 SHBA vendos sanksione ndaj 50 individëve, subjekteve dhe anijeve të lidhura me transportin detar iranian
- 09:34 Lituania paralajmëron për sulme të mundshme ruse ndaj infrastrukturës, shtohen masat e sigurisë në pikat strategjike
- 09:23 Riaktivizohet zjarri në Novoselë, vijojnë përpjekjet për shuarjen e flakëve (VIDEO)