“Oferta e Ramës për të ndarë pushtetin”, Edi Paloka: Kërkesë për Bashën dhe Metën

17 Shtator 2020 | 17:56

Edi Paloka, nënkryetar i Partisë Demokratike thotë se, Edi Rama si shpresë të fundit për të minimizuar humbjen në zgjedhjet e 25 prillit po përdor çdolloj manovre. Këtu ai përmendi dhe ofertat për të ndarë pushtetin, ofertë të cilën përveç Lulzim Bashës ia ka drejtuar dhe Ilir Metës.

“Ramës i kanë mbetur vetëm këto forma, diversioni. Basha e deklaroi në konferencë shtypi që Rama i ka bërë ofertë për të ndarë postet. Oferta ka qenë dhe nga ana tjetër. Të njëjtën gjë që na premtonte ne, ia premtonte dhe LSI”, tha Paloka.

Pjesë të kësaj strategjia, nënkryetari i PD-së cilësoi edhe lajmin e përhapur se Presidenti Meta pas zgjedhjeve parlamentare do të jepte dorëheqjen për t’u bërë kryeministër, në mënyrë që të sjellë përçarje brenda opozitës.

Lidhur me ndarjen e posteve brenda opozitës, Paloka tha se vetë kryetarja e LSI-së e ka pranuar tashmë që posti i kryeministrit do t’i takojë PD-së. Ish-deputeti i PD-së u shpreh i sigurt në fitoren e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare pavarësisht se kreu i mazhorancës mund të ndryshojë rregullat e lojës.

“Me formulë, me koalicion, pa koalicion, ai është humbës por kërkon të minimizojë humbjen me këto manovra. Me çdo formë, me çdo formulë si të dojë kur të dojë ai është i mundur. Ne do të hyjnë më zgjedhje dhe do t’i fitojmë”, nënvizoi Paloka.

Lidhur me diskutimet e fundit në Këshillin Politik për çështjen e koalicioneve, Paloka tha se marrëveshja paraprake e 14 janarit që fliste për procedurën që do të ndiqej për reformën përcakton në një pikë se, në rast mosmarrëveshje t’i kërkohet opinion OSBE-së.

“Nuk kemi asnjë kërkesë specifike jashtë marrëveshjes së 5 qershorit. Rama nuk e ka dashur por e detyruan që të ulej në atë tryezë ka firmosur marrëveshje që nuk e donte. Marrëveshja e 14 janarit ka një pikë. Kryetari i OSBE-së nuk pranon që t’i merret mendim OSBE-së edhe pse ka firmosur për këtë.

Në këtë pikë thuhet se në rast se nuk do të ketë një dakordësi për një çështje të caktuar t’i drejtohemi OSBE-së, por tani thonë, paska fol vetë Elisa, që nuk e pranojmë. Tani kryetari i OSBE-së kërkon të zgjidhë problemet në Bjellorusi dhe Ukrainë ndërkohë që nuk zgjidh problemet me opozitën këtu”, tha Paloka.

Nënkryetari i PD denoncoi dhe angazhimin e administratës nga ana e qeverisë për të plotësuar formularë me emra të të afërmve që do të votojnë për PS-në. Ai tha se kjo është një shkelje e hapur e ligjit dhe  për këtë prokuroria do të duhej të kishte nisur hetimet.

“U kanë dhënë formular për të garantuar se këta do të votojnë për PS dhe këtë ia kërkojnë dhe familjarëve të mi sepse një krushqi e imja është aty prej 30 vjetësh. Disa  po mbushin nga halli formularin se u kanë thënë se i heqin nga puna. Por ata absolutisht nuk votojnë për rilindjen”, shtoi Paloka.

“Shumica e atyre që i janë bashkuar opozitës e kanë inatin me Ramën. Ky ka një të mirë që ua shton inatin njerëzve pavarësisht këtyre legenlliqeve që bën me Fatos Nanton pas degjenerimit me njëri-tjetrin e uron se i duhen votat e socialistëve të vjetër”, përfundoi ish-deputeti i PD.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare

Në një intervistë ekskluzive për gazetaren, Ilva Tare, aktivistja dhe gruaja e angazhuar, Linda Rama rrëfeu mbi karrierën e saj sfiduese, mënyrën si e ka...
22:36 | 18/06/2021

Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës

Aktivistja Linda Rama në një rrëfim ekskluziv për “Ilva Now” në Euronews Albania analizoi etapat në të cilat ka kaluar dialogu politik në Shqipëri, që...
22:13 | 18/06/2021

“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës

E ftuar në emisionin “Ilva Now”, aktivistja e shoqërisë civile dhe intelektualja e angazhuar, znj. Linda Rama foli ndër të tjera edhe për marrëdhënien e...
22:02 | 18/06/2021