Ministri i Jashtëm hungarez merr pjesë në një forum për energjinë në Rusi
Ministri i Jashtëm hungarez, Peter Szijjarto, ka udhëtuar të hënën në Rusi për të marrë pjesë në një forum ndërkombëtar për energji bërthamore, duke vënë në pah lidhjet e ngushta me Moskën, pavarësisht luftës së Rusisë në Ukrainë.
Sipas faqes së ministrisë, Szijjarto ka mbajtur një fjalim në nisje të forumit ndërkombëtar ATOMEXPO në Soçi të Detit të Zi.
Ky forum, i quajtur “Pranvera bërthamore” shërben si “platformë biznesore për të diskutuar rreth industrisë bërthamore dhe përcaktimit të trendeve në të ardhmen”, është thënë në faqen zyrtare të tij, shkruan Radio Evropa e Lirë.
Szijjarto ka thënë se gjatë vizitës së tij do të takohet me udhëheqësin e kompanisë shtetërore të Rusisë për energji atomike, Rosatom, për të diskutuar rritjen e numrit të centraleve bërthamore në Hungari.
LEXONI GJITHASHTU:
Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit
Të fshehur brenda kamionit cisternë, gjenden 30 emigrantë në Turqi! Një i arrestuar
Zhduket e mitura në Francë, policia gjen një trup të pajetë! Arrestohet babai i shoqes së saj
- 19:47 “Shqipëria e shqiptarëve”, pankartat e qytetarëve në protestë (FOTO)
- 19:39 Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec
- 19:28 Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit
- 19:25 Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)
- 19:18 Prattipati i bën thirrje Kosovës t’i bashkohet projektit amerikan për gazin
- 19:10 Konflikti në Ukrainë, Lavrov: SHBA nuk i kanë respektuar marrëveshjet, lufta e Bidenit tani është bërë e Trumpit