Orban: Hungaria humbi 10 miliardë euro për shkak të sanksioneve kundër Rusisë
Kryeministri hungarez, Viktor Orban thotë se Hungaria ka kumbur 10 miliardë euro për shkak të vendosjes së sanksioneve kundër Rusisë.
Sipas tij, sanksionet e gabuara të Brukselit sollën një rritje marramendëse të çmimeve të energjisë, duke shkaktuar i shkaktuar ekonomisë hungareze një deficit prej 10 miliardë eurosh në vit, shkruan Euronews Serbia.
“Qeveria shpreson që ekonomia e vendit të thithë rreth gjashtë miliardë nga ai deficit, por buxheti do të ketë një ‘gropë’ prej katër miliardë”, tha Orban.
Nga ky këndvështrim, politika hungareze që kërkon rishikim të sanksioneve nuk duket aspak e tepruar, shtoi kryeministri hungarez.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet perëndimore të Bashkimit Evropian kanë vendosur sanksione kundër Rusisë, pas nisjes së luftë në Ukrainë më 24 shkurt.
LEXONI GJITHASHTU
Burnham do të ulë tarifat e biznesit për baret, klubet dhe vendet e muzikës live
Kriza klimatike, thatësira ekstreme godet Evropën
Stuhitë godasin Ballkanin, miliona euro dëme në bujqësi, mbi 100 automjete të dëmtuara në Shkup
- 08:58 Vendi i parë në rajon, Shqipëria anëtarësohet në International Coalition on Cyber Security Workforces
- 08:53 Tensionet e para jashtë Kuvendit, qytetarët tentojnë të heqin gardhin metalik. Ndërhyn policia (VIDEO)
- 08:43 PD kërkon zgjatjen me 3 muaj të Komisionit të Posaçëm të Reformës Territoriale
- 08:42 Protestë para Kuvendit, qytetarët marshojnë drejt Parlamentit. 500 forca policie në gatishmëri
- 08:35 Seanca e fundit plenare e sesionit parlamentar, rendi i ditës. Qytetarët protestë para Kuvendit
- 08:26 Sulm i armatosur në jug të Tajlandës, vriten 5 anëtarë të forcave të sigurisë. Plagosen 6 persona