Mbi 1600 hektarë tokë e përmbytur në Shkodër, 26 familje janë evakuuar

22 Nëntor 2022 | 08:26

Rreth 1685 hektarë tokë është përmbytur në Shkodër si pasojë e reshjeve të rrëmbyeshme që kanë përfshirë kryesisht të gjithë vendin prej disa ditësh.

Në fshatrat Obot, Muriqan dhe Oblikë paraqitet situata më kritike, ku sipërfaqja e përmbytur e tokës bujqësore vlerësohet në 900 hektarë.

Niveli i ujit mbi rrugën e Obotit arrin rreth 40 cm, ndërsa Ujësjellësi Oblika 1, si pasojë e përmbytjeve është jashtë funksionit.

Sipas një raporti të Bashkisë së Shkodrës, deri më tani janë evakuuar 26 familje me 99 persona, kryesisht nga Njësitë Administrative Guri i Zi, Bërdicë dhe Lagja Nr.4.

Në konvikte janë akomoduar 3 familje, ndërsa pjësa tjetër tek të afërmit.

Në një intervistë për Euronews Albania ditën e djeshme, kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia deklaroi se kjo situatë kërkon edhe shpalljen e gjendjes së emergjencës, megjithëse ende nuk e ka kërkuar zyrtarisht diçka të tillë.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026