Përmbytjet, 9 deputetë të PD-së kërkojnë interpelancë urgjente me Ramën
9 deputetë të Partisë Demokratike, kërkojnë interpelancë urgjente me kryeministrin Edi Rama në lidhje me situatën e rëndë nga përmbytjet e ditëve të fundit në disa qarqe të vendit.
Shkresa për interpelancë është firmosur nga deputetët: Helidon Bushati, Ramadaj Likaj, Emilia Koliqi, Merita Bakiu, Andia Ulliri, Flamur Hoxha, Gazmend Bardhi, Enkelejd Alibeaj dhe Arbi Agalliu.
Situata me përmbytjet vijon të mbetet shumë problematike në qarkun e Shkodrës, për shkak të reshjeve të dendura të shiut të ditëve të fundit.
Mbi 480 familje aktualisht janë nën ujë dhe deri më tani janë evakuuar 30 familje.
Zonat më problematike janë në njësitë: Dajç, Velipojë, Gur i Zi, Bërdicë dhe një lagje e qytetit, Ajasëm.
Nuk kanë munguar edhe akuzat nga kreu i PD-së, Sali Berisha se zonat janë përmbytur për shkak të keqmenaxhimit të hidrocentraleve.
Ndërsa kryeministri Edi Rama është shprehur se opozita ka vjedhur aq shumë, sa tani shohin vetëm vjedhje pas çdo gjëje. Kreu i qeverisë nënvion se strukturat janë në terren për të ndjekur nga afër situatën.

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë