VIDEO | Pamje me dron nga sipërfaqja e përmbytur në Shkodër
Sipërfaqe të përmbytura dhe ujë që rrethon banesat. Është kjo pamja që të ofron zona fushore e nën Shkodrës, pas shirave të rrëmbyeshme që kanë përfshirë vendin prej disa ditësh.
Përmes pamjeve me dron të sjella nga Euronews Albania, shihet se një sipërfaqe e konsiderueshme ndodhet nën ‘pushtetin’ e ujit.
Gjithashtu, shihet se disa automjete të ushtrisë janë pozicionuar në një pjesë të rrugës ku nuk ka shumë ujë, teksa qëndrojnë në gatishmëri.
Prej disa ditësh, moti i keq ka përfshirë vendin dhe Shkodra mbetet një nga qarqet më problematike.
Në një intervistë për Euronews Albania ditën e djeshme, kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia deklaroi se është përmbytur një sipërfaqe prej më shumë se 2 mijë hektarësh dhe se mbi 30 familje janë evakuuar.
Sipas tij, kjo situatë kërkon edhe shpalljen e gjendjes së emergjencës.
Ndërkaq, ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, po për Euronews Albania, tha nga Oboti i Shkodrës se të gjitha strukturat janë në gatishmëri.
LEXONI GJITHASHTU
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë