Departamenti i Shtetit: SHBA kundërshton sulmet turke në Siri dhe Irak

22 Nëntor 2022 | 08:47

“SHBA kundërshton veprimet që destabilizojnë Sirinë dhe cenojnë sovranitetin e Irakut”, u shpreh Departamenti i Shtetit, një ditë pas fillimit të bombardimeve të nisura nga ushtria turke në orët e para të mëngjesit të së dielës.

Një njoftim për shtyp i Departamentit të Shtetit të SHBA tha se Uashingtoni “shpreh ngushëllimet e tij të sinqerta për humbjen e jetëve civile në Siri dhe Turqi ndërsa kërkon një “de-përshkallëzimin në Siri për të mbrojtur jetën e civilëve.

“Ne vazhdojmë të kundërshtojmë çdo veprim ushtarak të pakoordinuar në Irak që cenon sovranitetin kombëtar irakian”, thuhet më tej në deklaratë, shkruajnë mediat e huaja.

Një fëmijë dhe një mësues u vranë dhe gjashtë persona u plagosën kur bomba goditi një zonë kufitare në provincën Gaziantep të Turqisë.

Forcat e armatosura të Turqisë u përgjigjën me avionë duke goditur sërish objektiva në Siri, tha një zyrtar i lartë i sigurisë, raporton Reuters.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Republikanët në Senat hedhin poshtë rezolutën mbi fuqitë e luftës të Donald Trump

Republikanët e Senatit, të qortuar nga Presidenti i SHBA-së Donald Trump për kundërshtimin e luftës së tij kundër Iranit, mbajtën një votim për të hedhur...
20:35 | 25/06/2026

Arakchi: Irani dhe Omani do të zhvillojnë bisedime për menaxhimin e Ngushticës së Hormuzit

Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Arakchi, tha sot se Irani dhe Omani do të zhvillojnë bisedime “për të përcaktuar menaxhimin e ardhshëm dhe shërbimet detare...
20:33 | 25/06/2026

Rubio e përmbyll turneun në Gjirin Persik me mesazhe qetësuese për aleatët rajonalë

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e përmbylli më 25 qershor një vizitë triditore në Gjirin Persik, me mesazhe për t’i qetësuar aleatët e Uashingtonit...
20:23 | 25/06/2026