Madrid, qeveria rajonale shqyrton kufizimin e lëvizjeve dhe grumbullimet

17 Shtator 2020 | 20:08

Qeveria rajonale në Madrid po përgatitet për një seri masash për të ndalur përhapjen e koronavirusit në kryeqytetin spanjoll dhe përreth tij.

Sipas Ministrisë spanjolle të Shëndetësisë, komuna e Madridit, që përfshin kryeqytetin dhe fshatrat përreth, ka regjistruar mbi 21 mijë e 130 raste të reja gjatë javës së fundit dhe mbi 42 mijë e 840 përgjatë dy javëve të kaluara.

Përballë shifrave të tilla, qeveria rajonale vendosi të miratojë masa si “bllokada selektive” brenda lagjeve të qytetit që kanë kuotat më të larta të infeksionit duke filluar nga kjo fundjavë, si dhe të shqyrtojë vendime të reja për të kufizuar lëvizjen dhe grumbullimin e njerëzve.

Spanja ka regjistruar 614 mijë e 360 raste të infektimit me COVID që nga nisja e epidemisë, me bilancin e vdekjeve që ka arritur mbi 30 mijë e 240 njësi.

Vetëm në 24 orët e fundit në shtetin iberik janë regjistruar rreth 4.730 raste dhe 366 vdekje vetëm në javën e fundit.

Me këto shifra, Spanja konsiderohet vendi më i prekur evropian nga koronavirusi dhe prova se vala e dytë e COVID-19 po afron.

Vendi e ndali ngjitjen e infektimeve më herët gjatë vitit, kur imponoi bllokadën tremujore, një nga më të fortat në botë. Por që nga heqja e saj në mes të qershorit, epidemia është përhapur sërish në gjithë territorin kombëtar.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026