Polonia do të vendosë raketa gjermane afër kufirit me Ukrainën

22 Nëntor 2022 | 10:14

Ministri i Mbrojtjes i Polonisë, Mariusz Blaszczak deklaroi se vendi i tij dhe Gjermania kanë rëndë dakord që të vendosin raketa gjermane “Patriot” pranë kufirit polak me Ukrainën.

“Ministrja gjermane e Mbrojtjes konfirmoi gatishmërinë e saj për të vendosur raketën “Patriot” në kufirin me Ukrainën. Versioni i sistemit mbetet për t’u përcaktuar, sa shpejt do të arrijnë tek ne dhe për sa kohë do të vendosen”, u shpreh Mariusz Blaszczak në Twitter, shkruan Reuters.

Gjermania i ka ofruar Polonisë sisteme mbrojtëse, Patriot dhe Eurofighters, për mbrojtje të hapësirës ajrore.

Më 14 nëntor, dy polakë u vranë kur një raketë goditi një depo gruri në fshatin Pzhevoduv, vetëm 6 kilometra nga kufiri me Ukrainën.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, deklaroi një ditë më pas se sulmi i së martës në Poloni me gjasë u shkaktua nga mbrojtja ajrore e Ukrainës, por shtoi se Rusia mbetet fajtore pasi ajo e nisi luftën.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona

Katër persona humbën jetën të enjten pas një aksidenti të një aeroplani të vogël pranë qytetit Medulin në Istria, në bregdetin e Kroacisë. “Sipas informacionit që...
14:50 | 04/06/2026

11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik

Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës së kaluar si pjesë e Misionit të Patrullimit Ajror Baltik të NATO-s, tha të enjten zëdhënësi...
14:27 | 04/06/2026

11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë

Njëmbëdhjetë shtete anëtare të BE-së i kanë kërkuar Komisionit Evropian të vendosë kufizime më të rrepta dhe detyruese për vizat Shengen për qytetarët rusë, duke...
14:22 | 04/06/2026