Protesta e naftëtarëve, Dautaj: Nuk janë përmbushur asnjë nga detyrimet, kërkojmë përgjigje finale

18 Shtator 2020 | 06:57

Në një intervistë për Euronews Tonight kryetari i Sindikatës së Naftëtarëve të Bashkuar, Sokol Dautaj, shpjegoi se përse punëtorët e rafinerisë së Ballshit janë detyruar të protestojnë në Tiranë dhe cilat janë hapat që pritet të ndërmerren më tej.

“Shkak për zhvendosjen e protestës në Tiranë u bënë premtimet e pambajtura nga të gjitha palët, konkretisht nga kompania e fundit e cila ka ardhur si kompani mëmë dhe do të operojë në rafineri dhe nuk mban përsipër asnjë nga detyrimet që duhet të ketë për naftëtarët pasi nga periudha shtator 2019 e deri më sot naftëtarët janë në rrugë, pa punë, pa mbështetje financiare dhe të zhgënjyer,” – tregoi Dautaj.

Kryetari i sindikatës tha se kërkesat e punëtorëve nuk kanë gjetur zgjidhje pavarësisht protestave të zhvilluara në Ballsh para rafinerisë dhe institucioneve lokale atje.

Dautaj u shpreh se pasi hasën neglizhencë nga të gjitha palët u vendos që protestat të zhvendoseshin të enjten në Tiranë, ky sipas tij, dy kanë qenë kërkesat e minatorëve: rifillimi i punës me kompani serioze, ose mbyllja fare e rafinerisë.

“Të na bëhet e ditur… ose naftëtarët të rifillojnë punën me një kompani serioze e jo më pas 6 muajsh të gjenden sërish të flakur në rrugë e të shfaqet pretendimi i shfaqur edhe nga kompanitë e kaluara se preteksti është mosfurnizimi me lëndë të parë dhe më vonë shfaqet falimenti nga këto kompani,” – u shpreh Dautaj duke theksuar se nëse do të vendoset përfundimisht për mbylljen e rafinerisë punonjësit duhet të paguhen për pagat e pashlyera.

Sipas kryetarit të sindikatës punëtorët kanë fituar me gjyq dhjetëra paga të prapambetura, por nuk janë shlyer.

I pyetur nëse do të vijojnë protestat, Dautaj tha se ato do të vijojnë pranë rafinerisë, atje ku siç u shpreh ai u është premtuar takim me përfaqësuesit e kompanisë.

“Deri në këto momente shohim premtime të pambajtura, pasi deri më sot, në këto katër muaj kemi pasur takime, por nuk shohim diçka serioze,” – tregoi më tej ai.

Paraditen e së enjtes, përpara ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë në Tiranë dhjetëra punëtorë, qytetarë, aktivistë të shoqërisë civile dhe Organizatës Politike u përplasën me policinë pasi kjo e fundit ndërhyri dhunshëm për shpërndarjen e protestës.

 

Lexoni gjithashtu:

Naftëtarët kërkojnë me protesta në Tiranë shlyerjen e pagave dhe rinisjen e punës

Policia shpërndan dhunshëm protestën e naftëtarëve, një i lënduar përfundon në spital

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)

Deputeti Erion Braçe ka folur lidhur me mënyrën se si po trajtohet publikisht projekti i investimit strategjik në Zvërnec. Në një reagim publik, Braçe theksoi...
14:05 | 04/06/2026

SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur sekuestro preventive mbi një vilë një resort në Gjilekë të Dhërmiut. SPAK njofton se...
14:03 | 04/06/2026

Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, njoftoi se kanë nisur procedurat për shpalljen e efektivit Enea Mekolli, i cili humbi jetën gjatë kryerjes së detyrës, me...
13:47 | 04/06/2026